Kërcënimet e Koresë së Veriut, Amerika ka gati operacionin “Shield”

Publikuar tek: bota, më 18:29 26-04-2016 Kërcënimet e Koresë së Veriut, Amerika ka gati operacionin “Shield”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gati operacionin e koduar “Mburoja” për të mbrojtur veten nga kërcënimet relativisht të nivelit të ulët që burojnë nga Koreja e Veriut, e cila ka deklaruar se do të kryejë testin e dytë bërthamor brenda këtij viti.

“Një nga gjërat që po bëjmë është pozicionimi i sistemit mbrojtës raketor, që më pas të përpiqemi të zgjidhim problemin themelor të zhvillimit bërthamor brenda e Koresë së Veriut. Jemi duke ngritur edhe një mburojë që do të na mbrojë nga kërcënimet e nivelit të ulët”, tha Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama gjatë një interviste për “CBS.

Obama hodhi poshtë propozimin e një prej zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut i cili tha se do të ndalojë provat bërthamore nëse SHBA ndalon ushtrimet e përbashkëta me forcat e Koresë së Jugut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055237054824829
array(1) { ["section"]=> string(70) "kercenimet-e-korese-se-veriut-amerika-ka-gati-operacionin-shield-38751" }