Kërcënimi i Berishës, kryetari i FRPD-së i sugjeron “t’ia tregojë vendin siç di vetë”

Publikuar tek: politike, më 16:48 05-01-2016 Kërcënimi i Berishës, kryetari i FRPD-së i sugjeron “t’ia tregojë vendin siç di vetë” Arnold Kariqi dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha postoi sot tekstin e një mesazhi që pretendon se i është dërguar nga Besnik Sula, duke thënë se është kërcënuar pasi denoncoi ndërtimin e një parkingu të nëndheshëm te Parku Rinia.

Në statusin e Berishës kanë vërshuar një sërë komentesh nga qytetarë të ndryshëm e militantë të Partisë Demokratike, ku ndër to spikat komenti i kreut të FRPD-së në qytetin e Kavajës, Arnold Kariqi, i cili i sugjeron Berishës diçka që ngjan edhe më e frikshme se vetë kërcënimi i pretenduar:

“Tregoja qejfin mirë ashtu siç di ti këtyre doktor”, i shkruan kryetari i të rinjve të Partisë Demokratike në Kavajë që studion për Shkenca Politike.

sdfsdf555.jpg

Por përveç këtij komenti, qindra qytetarë të tjerë kanë shpërthyer në indinjatë ndaj “kërcënimit” që iu bë Berishës me SMS, duke sugjeruar në komente skenare revolicioni, dhune, madje dhe lufte dominuar nga gjuha e urrejtjes dhe ofendime të rënda.

Megjithatë ka dhe komentues që denoncimin e Berishës nuk e shohin si diçka alarmante, e duke i sugjeruar të denoncojë në institucionet përkatëse dhe jo në Facebook.

fghfgh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha publikon mesazhin: Më kërcënoi Beso i Tajvanit. Reagon biznesmeni: Episod i pakëndshëm
Edi dhe Linda Rama shijojnë pushimet në Majemi, ndjekin ndeshjen e basketbollit të NBA (Foto-Video) »
Article Logic
Execution time: 0.021819114685059
array(1) { ["section"]=> string(88) "kercenimi-i-berishes-kryetari-i-frpd-se-i-sugjeron-t-ia-tregoje-vendin-sic-di-vete-29217" }