Kërcënimi i gazetarit, reagon Balla: Latifondistja kërcënuese ka marrë shumë prona që s’i takojnë

Publikuar tek: politike, më 20:46 18-10-2015 Kërcënimi i gazetarit, reagon Balla: Latifondistja kërcënuese ka marrë shumë prona që s’i takojnë

Deputeti Taulant Balla ka reaguar pas denoncimit të gazetarit Mirsad Rakaj se është kërcënuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, pas lajmit të tij lidhur me protestën e disa banorëve në Shkodër të cilët pretendojnë se iu është marrë padrejtësish toka.

Balla akuzon Topallin se ka përfituar shumë troje që nuk i takojnë, arsye pse kërcënoi gazetarin ndërsa thotë se është shqetësuese që nuk ka ansjë reagim nga shoqatat e gazetarëve.

Ja çfarë shkruan Taulant Balla:

“Çfarë ke Jozefinë? Pse e kërcënon gazetarin Mirsad Rakaj?

Sot është bërë publike një ngjarje e turpshme për lirinë e medias në Shqipëri. Një gazetar është kërcënuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli për shkak të një lajmi investigues që ky gazetar profesionist ka raportuar dhe ndjekur prej kohësh. Shkurtimisht bëhet fjalë për një investigim që nëse do të shkojë në fund do të nxjerrë në dritë të diellit babzitë me pronat në Shkodër, ku latifondistja kërcënuese ka marrë shumë dhe shumë troje që nuk i takojnë.

Megjithatë nuk është ky fokusi sot. Shqetësimi është se si një politikan kërcënon një gazetar. Më e rëndë bëhet situata kur politikani është një grua, madje dhe nënë, nuk di nëse është gjyshe, e cila kërcënon një djalë të ri në punë të vet se do ta zgjidhë me të personalisht. Pra që do t'ia mbyllë gojën personalisht, apo si? Apo do ta kapë për zhelesh?

Ajo që më shqetëson është se ende nuk ka asnjë shoqatë gazetarësh që të reagojë në mbrojtje të Mirsadit.

Më vjen keq që as grupimi i grave deputete nuk reagon. Apo meqënëse Jozefina Topalli nuk bën pjesë në këtë shoqatë të grave deputete, nuk e di pse, nuk do të reagojnë për këtë çështje.

Sa për partinë e kësaj zonje deputete që kërcënon gazetarët, mos prisni të reagojë. Kjo deputete "e fortë" mund të kercënojë ose e ka bërë një gjë të tillë edhe me kryetarin de facto të PD. Po Kryetari de jure i PD shok banke me kërcënuesen a do reagojë? As ky jo. Aresyet dihen...

I dashur Mirsad, ti vazhdo punën tënde të gazetarit. Opinioni publik është me ty. Sepse jozefin-zheleria është një fenomen i keq në shoqerinë tonë, i cili po zhduket pak nga pak.

Edhe mua më kërcënoi dikur se do më kapte për zhelesh, por ti Mirsad e di ç'thotë populli në këto raste.

Vazhdo Mirsad invesigo dhe raporto. Çfarë bën gazetaria në Shqipëri, ende nuk e bën drejtësia. Por edhe për pak kohë. Reforma në drejtësi po vjen”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Andrea Stefani: E vërteta për “dosjen” time të Sigurimit të Shtetit
Ndryshime në KQZ, ja lëvizjet e mundshme të anëtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.031466960906982
array(1) { ["section"]=> string(101) "kercenimi-i-gazetarit-reagon-balla-latifondistja-kercenuese-ka-marre-shume-prona-qe-s-i-takojne-23421" }