Kërcënimi i kandidatit të Pogradecit, Meta: Të hetohet pretendimi

Publikuar tek: politike, më 14:41 11-06-2015 Kërcënimi i kandidatit të Pogradecit, Meta: Të hetohet pretendimi

Pas denoncimit të Partisë Demokratike e cila nëpërmjet deputetit të saj Edi Paloka deklaroi se kandidati i djathtë në bashkinë e Pogradecit Eduard Kapri është kërcënuar, ka reaguar kreu i Kuvendit Meta.

Meta ka kërkuar që të hetohet pretendimi i PD si dhe i ka uruar suksese kandidatit të djathtë. "Të hetohet pretendimi të ndëshkohet përgjegjësi. Kandidati Eduard Kapri të vazhdojë garën. Ne i urojmë suksese Eduard Kaprit”, ka thënë kreu i LSI.

“Eduard Kapri është kërcënuar 10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kur të dhënat flasin për fitoren e tij në Pogradec. Pasi kanë dështuar në të gjithë përpjekjet e tyre ju ka mbetur vetëm një zgjidhje, të mos ketë zgjedhje. I bëjmë të ditur Ilir Metës dhe ortakut të tij Rama se PD i mban ata të dy përgjegjës, nëse një fije floku i preket kandidatëve tanë e çdo njeriu të përfshirë në këtë proces”, denoncoi më herët Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për tezat e provimit, reagon Gjici: Rivali përbalt fushatën time
Revoltohet Topalli në Kuvend: Ku prostituta, burra dhe gra flasin për moral, aty nuk ka më shpresë »
Article Logic
Execution time: 0.018224954605103
array(1) { ["section"]=> string(69) "kercenimi-i-kandidatit-te-pogradecit-meta-te-hetohet-pretendimi-13296" }