Kërcënimi i qeverisë për Nishanin, reagon Basha: Rama po kërkon një fund si të 20 shkurtit

Publikuar tek: politike, më 17:51 19-02-2016 Kërcënimi i qeverisë për Nishanin, reagon Basha: Rama po kërkon një fund si të 20 shkurtit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas kërcënimit që ministrja për Parlamentin, Ermonela Felaj, bëri për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, duke paralajmëruar shkarkimin e tij në rast të mos dekretimit të dy ministrave të ri.

Basha ka reaguar gjithashtu edhe për lirimin e Armando Prengës nga Gjykata, duke i dhënë mundësinë atij që të rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas kreut të opozitës, me këto standarde Rama po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit, duke iu referuar në këtë rast rrëzimit të busitit të Enver Hoxhës në Tiranë 25 vite më parë.

“Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunes që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin. Përpara se të ndosë perseri ambjentin me suksese që ekzistojne vetem fantazine e tij te semure, shefi i hajdutëve të koncesioneve e tenderave, kreu sot dy akte të rënda. Më së pari nxorri krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda ne komisariat, dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës. Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë, Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për koncesionin e TVSH për Olsin. Këto janë standardet e këtij kryeministri që po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit.”, shkruan Basha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Korçë: Qyteti që dëshmon realizimin e vizionit tonë
Mësuesi në Korçë me sinqeritet të tepruar: Jam në punë falë Partisë Socialiste (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.019528865814209
array(1) { ["section"]=> string(94) "kercenimi-i-qeverise-per-nishanin-reagon-basha-rama-po-kerkon-nje-fund-si-te-20-shkurtit-33025" }