Kërcënimi i Shullazit ndaj Bashës/Tahiri: Kam kërkuar zbardhjen e shpejtë të ngjarjes

Publikuar tek: politike, më 21:36 26-02-2015 Kërcënimi i Shullazit ndaj Bashës/Tahiri: Kam kërkuar zbardhjen e shpejtë të ngjarjes

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë me shpejtësi kërcënimet e Emiljano Shullazit ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Tahiri është shprehur se kjo çështje nuk ka nevojë për hetime të zgjatura dhe se ka kërkuar nga organi i akuzës të zbardhë sa më shpejtë ngjarjen e rëndë.

PD ka denoncuar se Shullazi nëpërmjet deputetes Voltana Ademi ka kërcënuar kreun e kësaj partie.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka klasifikuar sulmet ndaj familjes së tij, si akte terroriste dhe se autorët e tyre ndodhen tashmë në burg.


I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Tahiri është shprehur se autorët e atyre ngjarjeve janë identifikuar dhe tashmë ndodhen në burg, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ministri ka shtuar se ato ngjarje i kanë treguar se sa e pashpresë është opozita dhe sa solidarë dinë të jenë qytetarët në të tilla situata.

I pyetur se çfarë qëllimi kishin ato sulme, Tahiri ka refuzuar të përgjigjet duke deklaruar se kjo i mbetet në dorë hetimeve.

Policia ka arrestuar 5 persona për shpërthimin me tritol tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm, ku i dyshuari kryesor është Emiliano Gjuta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtohen zërat kundër në PS-Shkodër/ Kreu i Bërdicës: Rama i pabesë, nuk meriton vota
Tensionet në PS/ Nuk u arrit paqja në drekën Doshi-Kokëdhima »
Article Logic
Execution time: 0.0040760040283203
array(1) { ["section"]=> string(89) "kercenimi-i-shullazit-ndaj-bashes-tahiri-kam-kerkuar-zbardhjen-e-shpejte-te-ngjarjes-4530" }