Kërcënimi me jetë i inspektorëve të UEFA, reagon klubi i Skënderbeut

Publikuar tek: sport, më 19:37 16-02-2018 Kërcënimi me jetë i inspektorëve të UEFA, reagon klubi i Skënderbeut

Përmes një deklarate zyrtare, klubi i Skënderbeu ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, për akuza se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit, duke i mohuar kategorikisht ato.

Deklarata e plotë:

“Duke marrë shkas nga lajmi i publikuar së fundmi në portalin e UEFA-s, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ mohon kategorikisht dyshimet dhe akuzat se persona të lidhur me klubin kanë kërcënuar me jetë inspektorët e organizatës europiane të futbollit.

Një veprim i tillë është totalisht jashtë natyrës së qetë, qytetare dhe ‘Fair-Play’ të klubit tonë dhe drejtuesve më të lartë të ekipit.

Nëse ka pasur kërcënime atëherë KF Skënderbeu inkurajon organet përkatëse ti shkojnë deri në fund çështjes.

Përsa i përket shqetësimit të shfaqur nga UEFA në lidhje me publikimin e informacioneve dhe raporteve, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ mohon të ketë shperndarë raportin duke njohur natyrën konfidenciale të tij.

Raportet e shfaqura në media kanë dalë nga zyrat e UEFA-s për media të caktuara sportive në Shqipëri.

Faleminderit për mirëkuptimin”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Bomba' e UEFA-s: Po kërcënohen EKSPERTËT e hetimit të Skënderbeut
»
Article Logic
Execution time: 0.0042650699615479
array(1) { ["section"]=> string(74) "kercenimi-me-jete-i-inspektoreve-te-uefa-reagon-klubi-i-skenderbeut-110492" }