Kërcënohej me dëbim nga Franca, studenti shqiptar shpallet nxënësi më i mirë

Publikuar tek: bota, më 21:12 04-03-2015 Kërcënohej me dëbim nga Franca, studenti shqiptar shpallet nxënësi më i mirë

“Një emigrant i ri shqiptar i kërcënuar me dëbim nga Franca, është lejuar të marrë medaljen e tij si një nga nxënësit më të mirë në vend, pasi ata ndryshuan mendjen”, kështu e hap shkrimin gazeta e njohur “The Guardian”, për 19 vjeçarin shqiptar.

Armando Currit fillimisht iu tha se nuk ishte i mirëpritur në ceremoninë e mbajtur nga Senati të mërkurën, për shkak të “statusit të parregullt”. Curri mbëriti në Francë 3 vjet më parë dhe u lejua të qëndrojë si i mitur i pashoqëruar, por pasi mbushi moshën 18 vjeçare ai mori urdhër për tu larguar nga vendi. Policia lokale franceze njoftoi se do ti japë 19 vjeçarit shqiptar një leje qëndrimi të përkohshmë 3 mujore.

Në një intervistë për radion franceze France Bleu, Armando Curri tha se kjo ishte dita më e lumtur e jetës së tij dhe se ishte krenar për atë që kishte arritur.

Curri ka apeluar kundër urdhrit të dëbimit dhe gjykata administrative në Lion do të shqyrtojë ankesën e tij për të vendosur nëse ai do të lejohet të qëndrojë përherë në vend.

Curri, i fotografuar me kostum dhe kravatë në sallonin e ceremonisë të Senatit, u shpreh se ndihej krenar të ishte një nga nxënësit më të mirë të Francës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032461881637573
array(1) { ["section"]=> string(80) "kercenohej-me-debim-nga-franca-studenti-shqiptar-shpallet-nxenesi-me-i-mire-4980" }