Kërcënohen Agron Tufa dhe Erald Kapri, ndërmorën nismën për ndalimin e filmave komunistë (Drejtori publikon sms-në)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:45 10-03-2017 Kërcënohen Agron Tufa dhe Erald Kapri, ndërmorën nismën për ndalimin e filmave komunistë (Drejtori publikon sms-në)

Pas nismës së ndërmarrë nga drejtori i Institutit për Sudimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Agron Tufa dhe anëtari i AMA-s, Erald Kapri për ndalimin e filmave të komunizmit në ekranet shqiptare Tufa rrëfen se ai dhe Kapri janë kërcënuar.

Lajmin e bën të ditur vetë Tufa nëpërmjet rrjeteve sociale ku ka publikuar edhe sms-në kërcënuese në të cilën thuhet se nëse merr hapa të ndaluar lidhur me filmat e komunizmit të gjitha llogaritë e tij do të bien në duart e kërcënuesve.

“Mbrëmë mora një kërcënim anonim për shkak, se me kolegun tim, z. Erald Kapri (i kërcënuar dhe ai) ndërmorëm një nismë, për të naluar me ligj filmat propagandistikë komunistë të rregjimit të Enver Hoxhës, si lëndë toksike, radioaktive, e dëmshme për shëndetin moral publiik. Mbetjet e diktaturës dhe nostalgjikët e asaj idile kinematografike perverse, incestuoze, qenkan prekur në kockë. Në 'News 24' kisha sqaruar, se: jo përjashtimisht të gjithe filmat të ndalohen. Por të bëhët një listë e kujdesshme e filmave ( të pakët) që nuk përçojnë propagandë komuniste, si dhe: të gjithë filmat e 'mbijetuar' të paraprihen para transmetimit me një 5 minutësh hyrje, ku të shpjegohet se përse transmetohet aksh film (vlera artistike, regjisoriale, aktoriale, tematike etj). Shihni reagimin:” shkruan Tufa teksa publikon sms-në". Mësohet se menjëherë pas statusit Tufa ka bërë kallzim edhe në polici.

agron_tufa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027971029281616
array(1) { ["section"]=> string(118) "kercenohen-agron-tufa-dhe-erald-kapri-ndermoren-nismen-per-ndalimin-e-filmave-komuniste-drejtori-publikon-sms-ne-71406" }