Kërcënohet me jetë sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj

Publikuar tek: sport, më 16:24 23-09-2018 Kërcënohet me jetë sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj Rey Manaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Rey Manaj ka marrë një mesazh ku e kanë kërcënuar me jetë.

Në ndeshjen e sotme të ekipit të tij Albacete, Manaj ka shënuar një gol duke shijuar kështu shijen e gëzimit, por që nuk do të zgjaste shumë.

Në fundin e pjesës së parë 22 vjeçari në një ndërhyrje të gabuar ka goditur mbrojtësin kundërshtar Xesko Campo, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Past takimit vetë Rey Manaj ka zbuluar se ka marrë mesazhe të shumta ku e kanë kërcënuar, madje dhe me jetë.

“Kam marrë disa mesazhe kërcënuese, ku më kërcënojnë me jetë si në rrjetet sociale, ashtu edhe në fushë. Vetëm respekt për njerëzit dhe asgjë tjetër. Futbolli është kështu, mund të më kishte ndodhur edhe mua. Vrapuam për të kapur topin dhe fati e deshi që të ndodhte kështu”, ka thënë lojtari i Kombëtares.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme, refuzon Shqipërinë dhe Kosovën, “ylli” i ardhshëm zgjedh të vishet si nënkampion bote
Juventus i pathyeshëm, shënon sërish Ronaldo »
Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875
array(1) { ["section"]=> string(57) "kercenohet-me-jete-sulmuesi-i-kombetares-rey-manaj-135327" }