Kërcënohet ministrja Lindita Nikolla, ja teksti i mesazhit

Publikuar tek: politike, më 08:53 06-01-2016 Kërcënohet ministrja Lindita Nikolla, ja teksti i mesazhit

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka marrë disa mesazhe kërcënuese gjatë muajit gusht të vitit 2014.

Një person i panjohur prej saj, ish-student i fakultetit privat “Vitrina”, i ka shkruar një SMS ku i kërkonte dorëheqjen.

Në të kundërt, ai kërcënonte se do t’i shkonte me gurë dhe shishe me benzinë te Ministria nëse merrej vendim për rritjen e tarifave të studimit. Kërcënuesi nuk ka ngurruar t’i dërgojë ministres edhe një foto, ku shfaqej ajo bashkë me vajzën.

Në të njëjtat ditë, i njëjti person ka shqetësuar në telefonin personal edhe sekretarin e Përgjithshëm të kësaj ministrie, Plarent Ndreca. Studenti 31- vjeçar i ka dërguar Ndrecës mesazhe me përmbajtje ofenduese në orare të ndryshme të ditës dhe të natës nga tre numra të ndryshëm që përfundonin me “007”.

Pas kallëzimit të bërë nga dy zyrtarët e lartë, Policia e Tiranës ka identifikuar si autor të dërgimit të mesazheve.

Ai u dërgua në gjykim për akuzat e “kanosjes për shkak të detyrës” dhe “përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. Më 18 dhjetor 2015, Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj tij duke e shpallur fajtor për të akuzat dhe dënuar me 9 muaj burg.

Vendimi duhet të marrë formë të prerë në Apel për t’u bërë i zbatueshëm, ndërsa i pandehuri prezumohet i pafajshëm derisa të vendosë edhe Gjykata e Apelit. Më 23 dhjetor 2015, vendimi në fjalë është apeluar nga i akuzuari.

Referuar vendimit të Gjykatës të shpallur nga gjyqtarja Migena Laska, mesazhet kërcënuese ndaj ministres së Arsimit dhe ato shqetësuese ndaj sekretarit të Përgjithshëm të MAS, kanë pasur lidhje me veprimet e këtij dikasteri për mbylljen e disa universiteteve private. Në kallëzimin e depozituar në Polici, sekretari i Përgjithshëm i MAS ka pohuar se gjatë muajit gusht 2014, në numrin e tij të telefonit kanë ardhur disa mesazhe me përmbajtje ofenduese, nga numri i telefonit celular 068..823007, transmeton "Panorama".

sms.jpg

Nga biseda që ka zhvilluar me ministren e Arsimit, ky shtetas ka mësuar se edhe asaj i janë dërguar disa SMS, me përmbajtje kërcënuese në numrin celular nga dy numra të panjohur për të nga dy numra që përfundonin me “007”.

Në një nga këto ditë, Ndreca i ka telefonuar këtij numri për të mësuar kush ishte dhe i ka kërkuar të paraqitej në zyrë nëse kishte ndonjë problem. Pas kësaj telefonate i kanë ardhur në telefon disa SMS, në njërin prej të cilëve, personi në fjalë kërkonte ndërhyrjen e Ministrisë që universiteti “Vitrina” t’i kthente pagesën e dy viteve.

Në kallëzimin e depozituar një ditë më pas, ministrja Lindita Nikolla pohonte se ndihej e kërcënuar për jetën nga këto SMS, që kishin lidhje me ushtrimin e detyrës së saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj i ftuar në eventin e George Soros në Sri Lanka
Ekspertët e PD-së bojkotojnë tryezën e Reformës në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.030953884124756
array(1) { ["section"]=> string(63) "kercenohet-ministrja-lindita-nikolla-ja-teksti-i-mesazhit-29253" }