Kërcënohet në telefon deputeti Florion Mima, bën kallëzim në Polici

Publikuar tek: politike, më 21:16 29-04-2015 Kërcënohet në telefon deputeti Florion Mima, bën kallëzim në Polici

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima i është drejtuar Policisë së Tiranës për shkak se ka marrë disa telefonata kërcënuese. Deputeti Mima ka bërë kallëzimin në Polici më datë 27 të këtij muaji, ndërsa në telefonin e tij kanë vajtur disa thirrje me numër të fshehtë.

Ende nuk dihet se kush e ka kërcënuar Florion Mimën dhe a lidhen këto kërcënime me detyrën e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, megjithatë Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve.

Materialet për këtë çështje i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vepren penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Mima ka qenë një zë aktiv në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku është përfshirë shpesh herë në debate politike kryesisht në fushën e ekonomisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama vazhdon publikimin e “thënieve të ditës” së Kosovës, por qytetarët e kritikojnë
Miratohet ligji për hapjen e dosjeve dhe ligji për energjinë, hiqet barra hipotekore për familjarët »
Article Logic
Execution time: 0.025474071502686
array(1) { ["section"]=> string(72) "kercenohet-ne-telefon-deputeti-florion-mima-ben-kallezim-ne-polici-10010" }