Kërcënoi Haradinajn, Gjykata Speciale jep vendimin për autorin

Publikuar tek: rajon, më 08:00 13-01-2019 Kërcënoi Haradinajn, Gjykata Speciale jep vendimin për autorin

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se ka pranuar një kallëzim nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, kundër të pandehurit B.E. për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

 

Sipas komunikatës për media, i pandehur B.E. gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitijen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale ka publikuar foto kërcënuese ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me mbishkrimin: “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, i cili sipas komunikatës, "në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS", shkruan Rel,l transmetonn Newsbomb.al. 

Sipas kallëzimit penal, e gjithë kjo ka ndodhur me qëllim të frikësimit serioz të popullatës apo që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Policia e Kosovës, Drejtoria Kundër Terrorizmit në Prishtinë, ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit ku i është sekuestruar një “Iphone 6” pasi që i është gjetur një fotografi kërcënuese si dhe një thikë.

I pandehuri B.E, është ndaluar më datë 11 janar 2019, si dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024231910705566
array(1) { ["section"]=> string(68) "kercenoi-haradinajn-gjykata-speciale-jep-vendimin-per-autorin-148566" }