Kërcënoi ish të dashurën e mitur, arrestohet 28 vjeçari (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:08 14-06-2018 Kërcënoi ish të dashurën e mitur, arrestohet 28 vjeçari (EMRI) Foto ilustruese

Në gusht të vitit të kaluar 28-vjeçari Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e një vajze të mitur se e kërcënonte duke i kërkuar 2 mijë euro.

Ai kishte pasur një raport të shkurtër, dhe për shkak të prishjes së këtij raporti nga e reja, Todri e kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.

Pas gjykimit në shkallën e parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Todri u dënua me 7 muaj e tre ditë burg “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai ishte shpallur në kërkim, dhe u ndalua këtë të mërkurë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin: -Kleanthi Todri, 28 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 7 muaj e 3 ditë burg, për veprën penale “Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” parashikuar nga Neni 109/b i Kodit Penal.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndrenika bën Veliajn të mendohet: Të kanë gënjyer, ja sa kushton Teatri i ri (REPLIKAT)
Izet Haxhia në Gjykatë, pritet vendimi për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ »
Article Logic
Execution time: 0.0042710304260254
array(1) { ["section"]=> string(66) "kercenoi-ish-te-dashuren-e-mitur-arrestohet-28-vjecari-emri-124345" }