Kërcënoi se do ta rrihte gjyqtarin e takimit Itali-Shqipëri, Ded Ndreca zhduket nga "sytë këmbët"

Publikuar tek: sport, më 07:57 26-03-2017 Kërcënoi se do ta rrihte gjyqtarin e takimit Itali-Shqipëri, Ded Ndreca zhduket nga

Në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos kishte shumë tifozë, të cilët e mbështetën nga afër Kombëtaren shqiptare të futbollit në ndeshjen delikate me Italinë.

Një tifoz i veçantë tha përpara takimit se do të jetë në shkallët e stadiumit. Bëhet fjalë për presidentin e ekipit të Mamurrasit, Ded Ndreca.

Ai premtoi se nëse gjyqtari i takimit do të bënte gabime, do ta rrihte paq duke u futur ne fushën e lojës. Por ndeshja mbaroi, arbitri bëri disa gabime dhe Deda nuk u pa gjëkundi.

Ju ftojmë të ndiqni shkrimin satirik për të të Adriatik Riza Dostit, për Ded Ndrecën dhe bëmat e tij në stadiumin "Renzo Barbera".

REAGIMI I PLOTË I ADRIATIK DOSTIT:

Dje lexova ne gazeten Panorama ... nje'' Big News''....ne prag ndeshjen me Italine ..

Behej fjale per nje kercenim qe i kishte bere Gjyqtarit te ndeshjes ,,ish futbollisti i Lacit dhe Presidenti i KS Mamurrasi por edhe ish i pari i ketij qyteti pak vite me pare ..Dede Ndreca...

...Nese ai gabon dhe nuk e mban ndeshjen mire edhe pse do jem ne vend te huaj,,une nuk do pyes askend e nuk do kete burre nene te me mbaje,,pasi do hyje ne fushe dhe do ta godas e do ta rrah arbitrin...keshtu i kishte deklaruar Panorames ...Deda..

Ndeshje u luajt,,,gjyqtari gaboi disa here, madje rende ne nja dy raste e askush nuk u pa te hyje ne fushe qe ta godiste e ta rrihte ate.. ..

...Mos Deda dhe ai kaqoli i Panorames qe e ka botuar kete lloj lajmi idiot [ une te isha pronar ose kryeredaktor por edhe shefi i faqes ne te cilen eshtte botuar shkrimi ne fjale do ti hiqja te drejten perfundimisht qe te shkruante me ketij lloj koqeje qe shyqyr qe i ka rene pena ne dore] ....menduan se ndeshja luhej ne Lac, ne Mamurras a ne Peqin?

...Mbreme gjithe naten nuk kam vene gjume ne sy,,,tek pyesja here pas here veten,,,morepo a hyri Deda ne fushe apo jo,,,

Ndoshta ka hyre me thoshte nje mendje e une por edhe askush tjeter se kemi vene re dhe nuk e kemi pare se helbete gjithe ajo tymnaje fishekzjarresh e flakadanesh,,nuk te linte dot te shikoje se kush hynte e kush dilte nga fusha e lojes....

Hyri Deda s' hyri Deda ..ndeshje perfundoi me fitoren e Italise e cila u ndihmua jo pak edhe nga ai Gjyqtari qe do rrihte Deda.... dhe ai kodoshi slloven doli nga fusha shendoshe e mire dhe si kokrra e Molles..

....Ishte trembur pak i gjori,,,kur kapiteni Agolli ..pasi ai dha penalltine ..ju afrua dhe i tha ,,,hajt se ta tregon Deda ty tani ,,mos kij merak se ke per ta pare ...por nejse te shkuara te harruara..dhe ai si per inat te Agollit e Dedes por edhe te atij gazetarucit shqiptar..hop i dha Italise edhe nje gol te dyte offside ...

Ma do mendja se do kete menduar ne ato caste slloveni Vincic..e do kete thene me vete,,,dru se dru kam per te ngrene nga Deda te pakten ta ha rehat e ta meritoj dajakun tamam...

...Thone qe i inatosur ne kulm vete Deda por edhe ai gazetaruci koqe i Panorames kane kerkuar me insistim qe ndeshja e kthimit Shqiperi - Itali te luhet ne Mamurras ,,,qe te pakte Deda te kete mundesi te hyje ne ate fushe sikurse hyn e del sa here ti doje qejfi prej kohesh e ta konkretizoje premtimin e tij per gjyqtarin e ndeshjes.. se aty kushdo qofte ai nuk i shpetton dot inatit te Dedes..

..E tek mendoja keto dhe qeshja hidhur me injorancen tone klasike qe eshte ngjitur kaq fatkeqesisht deri ne ne krye te klubeve tona te futbollit,,ne krye te krereve te qyteteve tona e per turpin e te gjitheve ne ,,deri edhe ne gazetarine e shkruar, te folur e vizive ..,,nuk e di pse mu kujtua ai filmi i kendshem shqiptar dhe ajo batuta e tij qe ngeli legjende ne bisedat tona te humorit prej vitesh,,...Alo Dede,,a me degjon..po pergjigju o Dede si po me degjon....

...Dhe shtova me vete,,,Gazeta Panorama ..jam...na thuaj bre burre a hyre ne fushe ,,,apo nuk te lane ?....

Ndoshta nuk do kesh qene fare ne ndeshje,,,se te ishe ti atje,,,por jo mor jahu nuk ma do mendja se do kishte burre nene te te ndalonte ty,,..mjaftonte qe dikushi tu thoshte policeve, njerezve te rendit e stjuarteve qe ,,,hej a e dini kush eshte ky....Deda i Mamurrasit...dhe vertet nuk do guxonte kush te te ndalonte...madje qe ta anulloje edhe ndeshjen biles.....

Thuaj shyqyr qe nuk e kane marre seriozisht deklaraten tende italianet e ata te FIFA e te UEFA ,,dhe lutju zotit qe askush nuk ju a ka shpene ne dore ate lloj shkrimi te Panorames ..atyre e t' ju a perkthente se te garantoj se a e di ku shkon ti o Dede....atje ku nuk te ka shkuar mendja ndonjehere as ty e as atij kaqolit qe e botoi ate lloj lajmi nastradinesh...te cilit minimumi do ti hiqej njehere e mire e drejta e te shkruarit ne median publike ..plus anet e tjera te interpretimit qe perbejne kercenim publik , shantazh ndaj nje zyrtari nderkombetar ne detyre, , kercenim per jeten etj etj .. te cilat denohen mjaft rende nga organizmat e larte sportiv por edhe ato te ruajtjes se rendit e garantimit normal te nje aktiviteti sportiv publik nderkombetar...

Madje me ate c'ka ndodhi mbreme ne ate ndeshje ..ku organet kompetente italiane e ato te FIFA - UEFA po hetojne gjeresisht e me detaje per te gjetur shkaqet e fajtoret,,nuk eshte aspak cudi qe Deda [ si pa dashje,,duke kujtuar se eshte ne Shqiperi e po flet per nje gazete lokale ] ..por edhe ai koqe gazetaruci,,,te gjejne kokren e belase me duart e deshiren e tyre...dhe thjesht e gjitha ,,,nga injoranca e tyre ,,dhe kaq..

A.R.DOSTI

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqipëria duhet të falenderojë Platininë”, Eurosport “gozhdon” kombëtaren pas humbjes me Italinë
Thellohet përplasja Xhaka-De Biasi, mesfushori: Po ju them të vërtetën »
Article Logic
Execution time: 0.0043201446533203
array(1) { ["section"]=> string(100) "kercenoi-se-do-ta-rrihte-gjyqtarin-e-takimit-itali-shqiperi-ded-ndreca-zhduket-nga-syte-kembet-73153" }