Kërkesa e Berishës për shkrirjen e Kuvendit, Nishani: Do zbatoj Kushtetutën

Publikuar tek: politike, më 16:35 24-03-2016 Kërkesa e Berishës për shkrirjen e Kuvendit, Nishani: Do zbatoj Kushtetutën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është pyetur nga gazetarët lidhur me kërkesën e deputetit të PD-së, Sali Berisha, për të marrë vendimin e shkrirjes së Kuvendit.

Pasi doli nga zyrat e Bashkimit Europian, ku ai bëri homazhe për viktimat e sulmit terrorist në Bruksel, Nishani komentoi edhe deklaratën e ish-kryetarit të tij.

“Detyrat e presidentit janë të përcaktuara në Kushtetutë dhe prandaj, në çdo rast Presidenti do të ndjekë dhe do të zbatojë Kushtetutën”, u përgjigj Nishani.

I pranishëm në zyrat e BE-së ka qenë më herët edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, për të bërë homazhe për viktimat e 22 marsit në Belgjikë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërkesa e Prokurorisë, reagon Taulant Balla: Ja pse Saliu ishte sot shumë i shqetësuar
Bojkoton PD-ja, shtyhet mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654
array(1) { ["section"]=> string(79) "kerkesa-e-berishes-per-shkrirjen-e-kuvendit-nishani-do-zbatoj-kushtetuten-35916" }