Kërkesa e Prokurorisë/ Frroku: Nuk kam kryer asnjë krim në Belgjikë

Publikuar tek: politike, më 21:47 28-03-2015 Kërkesa e Prokurorisë/ Frroku: Nuk kam kryer asnjë krim në Belgjikë

Deputeti Mark Frroku ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila i caktoi atij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Frroku nëpërmjet një postimi në facebook ka komentuar edhe kërkeën e Prokurorisë së Përgjithshme drjetuar Kuvendit, ku kërkon arrestimin e tij për llogari të drejtësisë belge. Deputeti mohon që të ketë kryer ndonjë krim apo të jetë dënuar në Belgjikë, duke i konsideruar akuzat e Prokurorisë si politike.

“Të gjitha sulmet janë të motivuara politikisht, ku pjesë e kësaj lufte të neveritshme, fatkeqësisht tashmë është bërë edhe prokuroria. Shembull i qartë i këtij shpërdorimi është edhe akuza e radhës që më ka bërë kryeprokurori. Unë e kam deklaruar dhe po e them edhe sonte se nuk kam kryer asnjë krim dhe nuk jam dënuar as në Belgjikë dhe në asnjë vend të botës”, shkruan Frroku.

Sa i përket vendimit të Gjykatës së Lartë, Frroku shprehet se ajo tregoi që në Shqipëri ka ende shpresë se jepet drejtësi, ndërsa ka theksuar se ky vendim është një mesazh i fortë edhe për Kuvendin, i cili autorizoi arrestimin e dy deputetëve.

“Gjykata e Lartë nuk dha sot thjeshtë një vendim, por tregoi se në këtë vend ka ende shpresa se jepet drejtësi. Ky vendim ishte njëherësh edhe një mesazh i fortë edhe për Kuvendin, i cili duke autorizuar arrestimin e dy deputetëve, shënoi një akt të paprecedent në historinë e jetës parlamentare, duke iu bindur verbërisht kërkesave antiligjore dhe antikushtetuese të organit të akuzës”, ka thënë ai.

Në fund Frroku shkruan se: “Unë do ta vazhdoj deri në fund betejën time ligjore dhe politike, me besimin që këtë mbështetje dhe solidaritet ta kthejmë bashkërisht në një fitore të madhe më 21 qershor 2015. I juaji, Mark Frroku. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i PKD-së.”

Lexo edhe:

Vendimi i pazbardhur për Mark Frrokun: U dënua për plagosje në 2012, në Tiranë

Kërkesa e Prokurorisë, Këshilli i Mandateve vendos nesër për arrestimin e Frrokut

Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpie” për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama merr me vete Klosin e Dakon. A po i tregon kryeministri mbështetje për kandidim?
Rama nga Italia: Nuk ishte imagjinuar paqja në Ballkan sikurse ndodh tani »
Article Logic
Execution time: 0.025206089019775
array(1) { ["section"]=> string(70) "kerkesa-e-prokurorise-frroku-nuk-kam-kryer-asnje-krim-ne-belgjike-7228" }