Kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, Basha thirrje urgjente: Të mblidhet Komisioni i Mandateve, ta votojmë sa më parë

Publikuar tek: kulture-art, më 12:41 19-10-2017 Kërkesa e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, Basha thirrje urgjente: Të mblidhet Komisioni i Mandateve, ta votojmë sa më parë

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje urgjente kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të mbledhë kuvendin, ashtu si edhe Komisionin e Mandateve lidhur me urdhrin e prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Basha kërkoi të bëhet edhe një kontroll banesë në shtëpinë e Tahirit, si dhe votimin sa më parë në Kuvend për heqjen e mandatit të ish-ministrit. 

 

FJALA E BASHËS

Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri.

I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë.

I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë.

Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.

Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm, çdo deputet në Kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momenti, qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de fakto.

Çdo ditë e qendrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar.

Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret.

 

KËRKESA E PROKURORISË

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.
Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria
në drejtim të Italisë.
Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjysh Avdiu realizon ëndrrën, falë “Italia 1” viziton Çamërinë pas 73 vitesh: Tani vdes rehat
»
Article Logic
Execution time: 0.10380601882935
array(1) { ["section"]=> string(131) "kerkesa-e-prokurorise-per-arrestimin-e-tahirit-basha-thirrje-urgjente-te-mblidhet-komisioni-i-mandateve-ta-votojme-sa-me-pare-96445" }