Kërkesa e Prokurorisë, reagon Taulant Balla: Ja pse Saliu ishte sot shumë i shqetësuar

Publikuar tek: politike, më 15:09 24-03-2016 Kërkesa e Prokurorisë, reagon Taulant Balla: Ja pse Saliu ishte sot shumë i shqetësuar

Pasi Prokuroria kërkoi një vit burg për ish- ministrin e Arsimit dhe Shkencës në qeverinë Berisha, Myqerem Tafaj ka reaguar edhe deputeti socialist Taulant Balla duke thënë se kjo ishte edhe arsyeja e shqetësimit të ish kryeministrit ditën e sotme në Kuvend.

Balla thotë ne reagimin e tij se Tafaj, Berisha dhe Pollo licencuan “vitrinat dhe kristalinat duke cënuar arsimin e lartë”.

Reagimi i plotë i Ballës:

“Ja pse Saliu ishte sot shume i shqetesuar. Ja pse urdheroi deputetet e tij t'i binin foltores dhe tavolinave. Ja pse Saliu ka mbledhur tani me urgjence Grupin te SHQUPI.

Sot Prokuroria e gjeti fajtor Ministrin e Arsimit te qeverise se vjeter te Sali Berishes per mashtrimin e 1869 studenteve, duke i shkaktuar familjeve te tyre nje dem prej 1 milione Eurosh. Prokuria kerkon 1 vit burg per kete ish-minister te Sali Berishes.

Sali Berisha me Myqerem Tafajn dhe me pare me Genc Pollon licensuan vitrinat dhe kristalinat, duke e cuar arsimin e larte në pikën ku kishte kontrata të tipit: “Dhuron një makinë dhe fiton një bursë trevjeçare universitare”, “Dhuron 800 litra naftë, kontratë e hapur për tre vite dhe përfiton katër bursa studimi trevjeçare ose shërbime të tjera”, “Dhuron 17 kompjutera dhe përfiton 6 bursa studimi trevjeçare”, “Dhuron punime të ndryshme në duralumin...”. Ky është arsimi juaj i lartë? “Materiale të ndryshme në dru dhe përfiton katër bursa studimi”, “Dhuron dy ton tallash në këmbim të dy bursave trevjeçare për titull shkencor”. A e kuptoni tani që kur vini këtu dhe flisni sikur keni ardhur nga qielli dukeni komplet qesharakë apo jo? “Dhuron raki rrushi, mollë dhe verë dhe përfiton bursë studimi trevjeçare me të drejtë të së dytës në bazë të sasisë së rrushit, mollës dhe verës”. E kuptoni se çfarë vreshtash dhe çfarë lloj distilerish keni vënë në lëvizje ju për të dhënë bursa apo jo? “Dhuron një makinë Volksëagen dhe një Chevrolet të përdorur, dhe të dy bashkë marrin nga dy bursa tre vjeçare”, “Dhuron 20 sedilje furgoni..”, - po këto sediljet, çfarë janë këto? “si dhe sistem të brendshëm fugoni”, - fugonin vetë nuk e dhuron, por këto të gjitha i dhuron, “dhe përfiton dy bursa dy vjeçare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria: Një vit burg për ish-ministrin Myqerem Tafaj
Kërkesa e Berishës për shkrirjen e Kuvendit, Nishani: Do zbatoj Kushtetutën »
Article Logic
Execution time: 0.016889095306396
array(1) { ["section"]=> string(90) "kerkesa-e-prokurorise-reagon-taulant-balla-ja-pse-saliu-ishte-sot-shume-i-shqetesuar-35909" }