Kërkesa më e çuditshme që një deputete e PS bën për çështjen e Shullazit (ME VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 06:36 23-04-2016

Reagimi i deputetes së PS-së, Esmeralda Shkjaut për çështjen e Emiljano Shullazit është më i çuditshmi që kemi dëgjuar gjatë këtyre ditëve. Deputetja Shkjau kërkon nga mediat dhe politika të mos e përmendin qytetin e Durrësit kur flasin për këtë çështje.

Ndonëse hotel “Vollga” që i është dhuruar Shullazit ndodhet në Durrës, apo disa nga biznesmenët e gjobitur zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë qytet, deputetja kërkon shmangien e përmendjes së Durrësit.

Kjo klimë sipas Shkjaut mund të ndikojë negativisht në sezonin turistik në qytetin bregdetar, ndonëse nuk sqaron se si. Deputetja socialiste ndoshta nuk ka llogaritur se Emiljano Shullazi jeton në Tiranë, u arrestua në Tiranë dhe mbahet në qelitë e burgut 302, që ndodhet po në Tiranë.

Gjithashtu, nga informacionet e fundit në media, biznesmenët e shantazhuar nuk ishin vetëm banues të Durrësit, por edhe të kryeqytetit. Madje, ishte kandidati për rektor në Univeristetin e Tiranës ai që u kërcënua nga Shullazi.

Gjithsesi, deputetja Shkjau ka të drejtë për diçka, kur u bën thirrje famijeve shqiptare që të shkojnë dhe të kalojnë fundjavën në Durrës, pasi kjo periudhë është perfekte për t’u relaksuar në qytetin bregdetar.

Postimi i plotë i Esmeralda Shkjaut:

Mos e inkriminoni Durrësin

Si deputete e Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë këto ditë e kam ndjerë veten keq. Arrestimi i një individi nga Policia është bërë objekt i një sulmi të paprecedentë që përfaqsuesit e opozitës po bëjnë në drejtim të qytetit të cilin unë përfaqësoj. Shqetësimin tim e shpreha edhe dje gjatë seancës plenare, pasi dëgjova për orë të tëra kolegët e mi të opozitës të lidhnin një individ dhe veprat e tij, me një qytet që përfaqson krejt të kundërtën. Fillimisht kam një kërkesë shumë të sinqertë për të gjithë përfaqsuesit e opozitës: Mos e inkriminoni Durrësin. Të paktën jo tani...

Jemi në prag të sezonit turistik dhe i gjithë vendi por edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi i drejtojnë sytë nga Durrësi. Si banore e këtij qyteti kam parë çdo fundjavë me qindra familjarë e të rinj që zgjedhin Durrësin për të pushuar edhe pse ende nuk ka filluar plotësisht sezoni turistik. Shumë prej jush ju kam përshëndetur në fundjavë teksa vini të pushoni në Durrës. Shumë prej jush më kanë përgëzuar për investimet që qeveria dhe Bashkia e Durrësit kanë bërë që qyteti të ketë një tjetër fytyrë. Mos harroni që Durrësi është pronë e të gjithë shqiptarëve. Secili çdo vit me pushimet dhe qëndrimin e tij investon që qyteti të bëhet më i bukur. Që shërbimet të jenë më të mira. Që ekonomia e atyre tregëtarëve sezonalë të përmirësohet. Që plazhi të jetë më i pastër. Që çmimet të jenë më të arsyeshme. Që siguria të jetë më e lartë. Që çdo vit të jetë më mirë.

Keni dëshmi, fakte, dokumenta, akuza, informacione? Shkoni depozitojni të gjitha në Prokurori. Nuk keni pse artikuloni vazhdimisht Durrësin. Nuk keni pse për shkak të një kauze momentale politike ndosni të gjithë qytetin. Kjo është aryeja që e gjitha maxhoranca dhe unë personalisht kërkojmë vazhdimisht miratimin e menjëhershëm të Reformës në Drejtësi. Besoj shumë se me miratimin e saj, çdo kush do të bëhet më i përgjegjshëm për fjlaët dhe akuzat që thotë. Besoj shumë se duke filluar që nga momenti që do të ngremë kartonat jeshil në parlament për miratimin e kësaj reforme edhe Durrësi jonë do të shpëtoj nga etiketimet që e lidhin me armënt, bandat dhe krimin.

Në fund kam një ftesë të sinqertë për çdo shqiptar. Harrojni thirrjet për tu armatosur. Merrni familjarët, fëmijët dhe të dashurit tuaj dhe ejani të kaloni një fundjavë në Durrës... Fundjavë të këndshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flamur Noka sulmon ashpër ministrin Saimir Tahiri, e quan “klysh të Shullazit”
Batutat që nuk u dëgjuan me mikrofon në Kuvend, mes tyre ‘’Mos më çaj tr*pin’’ (I PLOTË DEBATI QË PËRJASHTOI BERISHËN) »
Article Logic
Execution time: 0.020812034606934
array(1) { ["section"]=> string(87) "kerkesa-me-e-cuditshme-qe-nje-deputete-e-ps-ben-per-ceshtjen-e-shullazit-me-video-38420" }