Kërkohej për kanosje, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:55 06-12-2018 Kërkohej për kanosje, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI) Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person, i cili rezultonte i shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Emirjon Muça, 31 vjeç, banues në Ostren-Bulqizë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale 'Kanosje'.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe falë një pune të mirëorganizuar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

• Emirjon Muça, 31 vjeç, banues në Ostren-Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për veprën penale 'Kanosje', parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Shtetasi i lartëpërmendur do të dërgohet në D.V.P.Tiranë me qëllim kryerjen e procedurave të tjera ligjore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marka ndërkombëtare e hotelerisë Hyatt tashmë edhe në Shqipëri, Kastrati nënshkruan marrëveshjen
Shpërthen protesta edhe në Shkozë, bllokohet rruga »
Article Logic
Execution time: 0.0041379928588867
array(1) { ["section"]=> string(59) "kerkohej-per-kanosje-arrestohet-i-riu-ne-tirane-emri-144165" }