Kërkohen nga ekipe europiane, shitja e tyre pasuron Skënderbeun

Publikuar tek: sport, më 08:12 29-06-2018 Kërkohen nga ekipe europiane, shitja e tyre pasuron Skënderbeun Enis Gavazaj (i pari) me Skënderbeun

Dy futbollistët e Skëndebeut Fidan Aliti dhe Enis Gavazaj janë nën shënjestrën e shumë ekipe të huaja.

Por drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë nuk dëshirojnë t’i largojnë lehtë dy lojtarët pa marrë në dorë një shumë të majme. Klubi korçar pretendon se shitja e të dy bardhekuqve do të kryhet vetëm nëse arkëtohen kapitalin e tyre 700 mijë €; 400 mijë për Gavazajn dhe 300 mijë për Alitin.

Mesfushori 23-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e Hajduk Splitit, njëra prej dy ekipeve më të fuqishme në ligën kroate të futbollit, ndërsa mbrojtësi nga Presheva Aliti ka tërhequr pas vetes disa kluve turke e zvicerane. Të dy futbollistët janë integruar në ekipin korçar duke u bërë elementë të pazëvendësueshëm në ekipin juglindor. Por për parametrat teknikë që zotërojnë nuk mund flitet për një transferim çfarëdo të tyre jashtë Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Triumfon Luiza Gega, fiton medaljen e ARTË në Lojërat Mesdhetare (Video)
»
Article Logic
Execution time: 0.016458034515381
array(1) { ["section"]=> string(69) "kerkohen-nga-ekipe-europiane-shitja-e-tyre-pasuron-skenderbeun-126140" }