Kërkohet ndihma e fansave për këngën e lënë nga Dr.Flori. Arsyeja prekëse

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:03 12-06-2015 Kërkohet ndihma e fansave për këngën e lënë nga Dr.Flori. Arsyeja prekëse Aurela Gaçe dhe i ndjeri Dr. Flori

Dr. Flori la një këngë përgjysmë para se të ndahej nga jeta. Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes tij dhe këngëtares Aurela Gaçe. Është pikërisht Aurela ajo që ka kërkuar ndihmën e fansave për ta çuar deri në fund këtë projekt ashtu siç do të kishte dashur Dr.Flori.

“Kërkoj ndihmën tuaj publik i dashur. Jam duke përfunduar një kenge të lene përgjysem nga Dr. FLORI.

U nisëm t'a bënim këtë kënge të dy, ai hodhi zërin e tij me vargjet që i erdhën në moment.

Kishte idenë e qartë se si do të futesha unë në këngë.

Keëtë ide të tij po e çojmë deri në fund me ndihmën e vellait të vet Alban Kondit (grupi Produkt 28) dhe me @briz_m,
pikerisht në të njëjtën studio ku hodhi idenë e tij.
Tani kërkesa ime është të kemi në klip fansat e tij, ata qe duan këngët e tij, që donin vargjet e tij, që lotuan për ikjen e tij të parakohëshme.

Arsyeja pse dua të kemi fansa ne klip, është sepse ai këndonte për fansat, bënte muzikë e shkruante vargje të pastra, të vërteta, e ishte artist që i bëhej vonë për reagimin e atyre që e ndiqnin.

Shumë kollaj mund të realizonim dicka me artistët, miqtë...
. Por besoj se nga lart, ai na sheh dhe kënaqet nëse për të do të mblidhen fansat e tij.

Kush është i gatshem, ju lutem mos hezitoni....

Të ngelet një kujtim i bukur për të, familjen e fëmijet e tij.
Kush është i gatshem ju lutem kontaktoni në inbox për informacion të saktë

Ju faleminderit shumë të gjithëve”, shkruan Aurela duke informuar fansat e Dr. Florit se mund t’i bashkohen klipit duke kontaktuar këngëtaren në inbox.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12114405632019
array(1) { ["section"]=> string(78) "kerkohet-ndihma-e-fansave-per-kengen-e-lene-nga-dr-flori-arsyeja-prekese-13409" }