Kërkohet ndihma e qytetarëve për të shpëtuar shtëpinë e Gjergj Fishtës nga rrënimi, ja si mund të ndihmoni edhe ju

Publikuar tek: kulture-art, më 14:34 28-10-2016 Kërkohet ndihma e qytetarëve për të shpëtuar shtëpinë e Gjergj Fishtës nga rrënimi, ja si mund të ndihmoni edhe ju Shtepia e poetit Gjergj Fishta

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore

Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore ka ndërmarrë një nismë për mbledhjen e fondeve për të shpëtuar nga rrënimi shtëpinë e poetit kombëtar Gjergj Fishta.

Forumi i drejtohet të gjithë qytetarëve të ofrojnë fonde duke njoftuar se: “Për ketë do të formohet një komitet i përkohshëm vullnetarësh në çdo qytet të Shqipërisë i cili do të mundësojë mbledhjen e të hollave në çdo biznes a familje.

NJOFTIM

Duke parë me trishtim shurdhërinë, injorancën dhe cinizmin e paprecedent të Ministrisë së Kulturës në qeverinë Rama, "Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë" ka vendosur që në këtë përvjetor të lindjes së Poetit Kombëtar GJERGJ FISHTA ti drejtohet qytetarëve për të kontribuar në restaurimin e godinës ku punoi kolosi (ose në rindërtimin e shtëpisë së tij, në truallin dhe mbi themelet ekzistuese - shif fotot).

Për ketë do të formohet një komitet i përkohshëm vullnetarësh në çdo qytet të Shqipërisë i cili do të mundësojë mbledhjen e të hollave në çdo biznes a familje.

Projekti dhe Preventivi do te jene transparente per qytetaret.

Gjithashtu do të hapet një sit i veçantë në internet ku do të behet i ditur nr. llogarisë bankare, garantuar nga noter i specializuar, si dhe do të paraqiten e mbahen të përditësuara emrat e kontribuesve (duke filluar nga 1 mije lekë të reja e sipër). Për kë dëshiron, anonimati është i garantuar.

Atdheu është i të gjithëve! Ne nuk do të lejojme më që një Ministri drejtuar nga të dehur prej pushtetit të penalizojnë ndjesitë e popullit të madh pro-fishtjan dhe aspiratën e njerëzve të lirë, qofshin ata të pasur apo të vobegët, për të nderuar përjetësisht e me dinjitet POETIN.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Skëndërbeut, në Gjenevë do ngrihet edhe shtatorja e Shën Terezës
“Familja Tot”, suksesi i një regjizoreje të re që mblodhi emrat e mëdhenj të teatrit, tregon dhe realitetin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.18541812896729
array(1) { ["section"]=> string(119) "kerkohet-ndihma-e-qytetareve-per-te-shpetuar-shtepine-e-gjergj-fishtes-nga-rrenimi-ja-si-mund-te-ndihmoni-edhe-ju-57682" }