Kërkoi arrestimin e Dakos, kryebashkiaku i përgjigjet Alibeajt: Ky i pafytyri ka vëllain të dënuar për...

Publikuar tek: politike, më 17:02 08-11-2018 Kërkoi arrestimin e Dakos, kryebashkiaku i përgjigjet Alibeajt: Ky i pafytyri ka vëllain të dënuar për...

Kreu i Bashkisë së Durrësit reagon pas deklaratave të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit nga selia blu kërkoi sot arrestimin e Dakos duke u shprehur se dosja 339 është makthi i Edi Ramës.

Përmes një statusi në Facebook pak minuta më parë Dako i është përgjigjur Aliebajt. Kryebashkiaku shprehet se Alibeaj sipas tij është më i pafytyri pasi vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda.

“Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjte e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S'ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!”, shprehet Dako.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ironizon të riun e Lezhës: Do bëhesh politikan i zoti si unë se mban telefonin në dorë
Buxheti për të rinjtë, Kërpaçi: Qeveria shpenzon vetëm 2.8 euro në vit »
Article Logic
Execution time: 0.014178037643433
array(1) { ["section"]=> string(107) "kerkoi-arrestimin-e-dakos-kryebashkiaku-i-pergjigjet-alibeajt-ky-i-pafytyri-ka-vellain-te-denuar-per-140773" }