Kërkoi arrestimin e tij, Dako i përgjigjet Salianjit: Grida i tha ca fjalë tamam po ky është kot fare

Publikuar tek: barometri, më 09:03 01-11-2018 Kërkoi arrestimin e tij, Dako i përgjigjet Salianjit: Grida i tha ca fjalë tamam po ky është kot fare

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili kërkonte arrestimin e tij, duke denoncuar të tjera lidhje me botën e krimit nga selia blu.

 

Dako nëpërmjet një postimi në profilin e tij ka paralajmëruar deputetin se “këto muhabete” i ndan gjyqi dhe zgjedhjet, ku ata, siç i ka quajtur kryebashkiaku do të shkojnë ushqim për pulat.

“Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës i'a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula... Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh”, ka shkruar Vangjush Dako.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024434089660645
array(1) { ["section"]=> string(106) "kerkoi-arrestimin-e-tij-dako-i-pergjigjet-salianjit-grida-i-tha-ca-fjale-tamam-po-ky-eshte-kot-fare-139819" }