Këshilli Bashkiak i Shkodrës nis me sherre për fletën e votimit, kontestojnë të majtët

Publikuar tek: politike, më 11:51 20-08-2015 Këshilli Bashkiak i Shkodrës nis me sherre për fletën e votimit, kontestojnë të majtët

Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës ka filluar me debate nga ana e këshilltarëve të majtë për mënyrën sesi po procedohet për zgjedhjen e kreut të Këshillit Bashkiak.

Sipas gazetarëve që janë në mbledhje, duket se këshilltarët e majtë kanë pasur pretendimet e tyre për fletët e votimit. Ata kanë debatuar mbi 30 minuta me këshilltarët e djathtë sesi do të zhvillohej procedura, e ndërkaq, vetëm pas më shumë se gjysëm ore, palët kanë rënë dakord për fletën e votimit.

Pritet nga momenti në moment të fillojë procedura e votimit për të cilën të dy palët kanë rënë dakord për zgjedhjen e kreut të ri të Këshillit Bashkiak të qytetit të Shkodrës, që do t’i hapë rrugën edhe punës për bashkinë e këtij qyteti.

Në garë për kreun e kryetarit të Këshillit Bashkiak, nga koalicioni i djathtë është propozuar Xhemal Bushati; ndërsa nga koalicioni i majtë është propozuar Luan Heta.

11913244_10154093386783765_492123469_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lungomarja e ka dëmtuar rëndë turizmin e Vlorës”, djali i ish-Presidentit “gozhdon” qeverinë
Basha-Ramës: Ty s’ta ndjen. Vodhe 160 milionë USD në Tatime dhe Dogana, tani qeveris me klanet kriminale »
Article Logic
Execution time: 0.4129810333252
array(1) { ["section"]=> string(91) "keshilli-bashkiak-i-shkodres-nis-me-sherre-per-fleten-e-votimit-kontestojne-te-majtet-18788" }