Këshilli diskuton për mandatin e Kokëdhimës, deputeti nga QSUT kërkon amnisti për të dënuarit e “hashashit”

Publikuar tek: politike, më 18:13 06-04-2015 Këshilli diskuton për mandatin e Kokëdhimës, deputeti nga QSUT kërkon amnisti për të dënuarit e “hashashit”

Gjatë kohës kur Këshilli i Mandateve diskuton kërkesen PD-së për heqjen e mandatit të deputetit socialisit Koço Kokëdhima, ky i fundit nga ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” ka kërkuar ndryshime në legjislacionin penal për përdorimin e marihuanës.

Kokëdhima ka vizituar në spital një të dënuar, i cili nuk ishte në gjendje të komunikonte për shkak të presionit të burgut. Sipas Kokëdhimës, 21 vjeçari nuk kishte kryer asnjë krim, por thjesht ishte përdorues hashashi.

“Dua të ndaj me publikun një ngjarje që është dramatike dhe ka lidhje me një të ri që quhet Mihal Llazari. Ky djal është 21 vjeç e ka më shumë se një vit e gjysmë në burg dhe është në gjendje të rëndë psikologjike duke mos qenë i aftë të komunikojë. Ky djal është nga Himara dhe nuk ka kryer asnjë krim, thjesht ka konsumuar hashash. I ati i tij që e do shumë të birin, i shqetësuar nga kjo situatë kërkoi ndihmën e policisë së Saliut. Duke marrë premtimin e policisë së do ta ndihmonin, i ati i tregoi vendin se kyu djali i tij mbante hashashin. Policia pasi sekuestroi lëndën e arrestoi djalin. Fati i këtij djali është i ngjashëm me shumë të rinjë të tjerë dhe asnjë vend i botës nuk i dënon kështu përdoruesit e hashashit”, ka thënë Kokëdhima.

Deputeti socialist është shprehur se nevojitet një amnisti për këta të dënuar, ndërsa ka kërkuar ndryshim të legjislacionit penal për përdorimin e marihuanës. Ndonëse kërkon lehtësira për përdoruesit e hashashit, Kokëdhima ka pranuar se këta përdorues me pirjen e kësaj lënde narkotike dëmtojnë veten.

“I bëj apel opinionit publik që të sensibilizoj një ndryshim në legjislacionin penal për përdorimin e marihuanës. Kini parasysh se Mihali ka ndarë eksperiencë me hashashin si dhjetra e mijëra djem të tjerë. Nevojitet amnisti për këta djem të cilët nuk i kanë bërë dëm askujt përveç vetes së tyre”, deklaroi deputeti i PS-së.

I pyetur nga gazetarët për mospjesmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit të tij, Kokëdhima u shpreh: “Unë kam agjendën time të punës dhe nuk preferoja ta harxhoja këtë kohë për të bërë debate politike me boritë e Saliut… Nuk kam nevojë të shpëtojë me procedurë, pasi unë nuk kam kryer asnjë shkelje.”

Kokëdhima përfaqësohet në Këshillin e Mandateve nga avokati i tij, Artan Hajdari.

Lexo edhe:

Kokëdhima mungon në Këshillin e Mandateve, Ristani:T'i hiqet mandati, përfitoi nga fondet publike

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrës, Mediu: Për kandidimin e Agron Dukës këmbënguli Basha
Mazhoranca shtyn vendimin për mandatin Koço Kokëdhimës »
Article Logic
Execution time: 0.020775079727173
array(1) { ["section"]=> string(109) "keshilli-diskuton-per-mandatin-e-kokedhimes-deputeti-nga-qsut-kerkon-amnisti-per-te-denuarit-e-hashashit-7981" }