Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Çfarë u diskutua

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 11-01-2019 Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Çfarë u diskutua Anëtarët e AAC në takim me ambasadorin e BE Luigi Soreca

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Megjithëse takimi përkon me një kohë kur diplomacia shqiptare është në krizë për shkak të përplasjes mes Presidentit dhe Kryeministrin për mosdekretimin Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, newsbomb.al mëson se në takimin e sotëm nuk është diskutuar specifikisht për këtë problem.

Sakaq, ambasadori i BE-së, Soreca shprehet në një postim në rrjetet sociale bën me dije se theksi i diskutimeve ka qenë gjendja e procesit të integrimit në BE dhe roli i Shqipërisë në nivel rajonal.

“Diskutim i shkëlqyer me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë. Shkëmbyem mendime mbi gjendjen e procesit të integrimit në BE dhe rolin e Shqipërisë në nivel rajonal. Përvoja dhe këshillat e tyre janë të çmuara në këtë moment vendimtar për Shqipërinë - në rrugën e saj drejt BE-së. BEpërShqipërinë”, shkruan Soreca në Twitter.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli i Emërimeve në Drejtësi zhvillon në 15 janar mbledhjen e parë, çfarë do diskutohet
Banorët e Astirit sërish në protestë, Dorjan Protoduari përplaset me shefin e komisariatit: Po na provokon »
Article Logic
Execution time: 0.0044040679931641
array(1) { ["section"]=> string(96) "keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-takim-me-ambasadorin-e-be-luigi-soreca-cfare-u-diskutua-148395" }