Këshilli i Europës monitoron me ekspertë dhunën ndaj grave

Publikuar tek: bota, më 12:43 05-05-2015 Këshilli i Europës monitoron me ekspertë dhunën ndaj grave

Ditën e sotme është ndërmarë në Strasburg një hap i rëndësishëm për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Këshilli i Europës ka zgjedhur një grup me 10 anëtarë që do të monitorojnë zbatimin e Konventës Unike të Organizatës për ti dhënë fund  dhunës ndaj grave e dhunës në familje.  15 vëndet e para që kanë ratifikuar Konventën e Këshillit të Europës do të zgjedhin 10 ekspertë të pavarur që  do të njihen si grupi GREVIO,  që do të marrin masat kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.   Shtetet anëtare që kanë ratifikuar konventën e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj  grave e dhunës në familje kanë ngritur një komitet për të zgjedhur anëtarët e Greviu dhe për të parë se rekomandimet e tyre janë duke u ndjekur. GREVIO do të monitorojë veprimet e ndërmarra nga qeveritë për të zbatuar konventën. Raportet e GREVIO do të monitorohen rregullisht e do të jenë publike. Përveç raporteve të marra nga shtetet palë, grupi do të marrë informacion edhe nga OJQ dheë nga shoqëria civile.

Anetaret e GREVIO do te jene shtetas te shteteve pjesmarrese e Integriteti, kompetenca , pavaresia,  disponueshmeria janë parimet për  zgjedhjen e anetareve. Duket se gjithnjë e më shumë po merren hapa për parandalimin e dhunës ndaj grave e dhunë në familje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023106813430786
array(1) { ["section"]=> string(64) "keshilli-i-europes-monitoron-me-eksperte-dhunen-ndaj-grave-10402" }