Këshilli i Integrimit/ Bregu: Parlamenti të përfshihet në procesin e Berlinit. Bushati: Do rrisim bashkëpunimin mes të rinjve shqiptarë dhe serbë

Publikuar tek: politike, më 15:52 21-07-2015 Këshilli i Integrimit/ Bregu: Parlamenti të përfshihet në procesin e Berlinit. Bushati: Do rrisim bashkëpunimin mes të rinjve shqiptarë dhe serbë

Është zhvilluar sot mbledhja e parë e Këshillit të Integrimit e drejtuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, me pjesëmarrjen e ministrave Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha, deputetë të maxhorancës dhe opozitës si dhe ambasadores së BE-së Romana Vlahutin.

Në mbledhje është diskutuar gjerësisht për procesin e Berlinit dhe konferencën që do të zhvillohet muajt e ardhshëm në Vjenë të Austrisë. Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka deklaruar se do të propozojë një nismë e cila kërkon përfshirjen e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor  në këtë proces, por edhe të shoqërisë civile. Sipas Bregut, për sa kohë parlamentet luajnë një rol kryesor në këtë proces dhe anëtarësimi konsiderohet si prioritet gjithëkombëtar, është e rëndësishme përfshirja e tyre.

Edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur për arritjet dhe punën që është bërë pas samitit të organizuar në Berlin. Bushati ka folur për projektet infrastrukturore shqiptare që do të propozohen gjatë konferencës që do të zhvillohet në Vjenë, si autostrada adriatiko-joniane, segmentet rrugore në veri dhe jug të vendit që lidhen me autostradën, investimi në portin e Durrësit, segmenti rrugor Durrës-Hani i Hotit dhe aeroporti “Nënë Tereza”. Sa i përket investimeve energjitike, Buashti tha se kësaj teme pritet t’i kushtohet një vëmëndje më e madhe vitin e ardhshëm në konferencën që do të zhvillohet në Paris të Francës.  Në lidhje me bashkëpunimin me Serbinë, ministri theksoi se marrëdhëniet janë përmirësuar, ndërsa po punohet për nxitjen e bashkëpunimit midis të rinjve shqiptarë dhe atyre serbë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja "Doshi" / Dëshmia e plotë e Sali Berishës në Prokurori
Rama: Ky sezon turistik po bën diferencën »
Article Logic
Execution time: 0.027047157287598
array(1) { ["section"]=> string(147) "keshilli-i-integrimit-bregu-parlamenti-te-perfshihet-ne-procesin-e-berlinit-bushati-do-rrisim-bashkepunimin-mes-te-rinjve-shqiptare-dhe-serbe-16678" }