Këshilli i Mandateve çon me konsensus në Kushtetuese mandatin Kokëdhimës

Publikuar tek: politike, më 19:44 08-03-2016 Këshilli i Mandateve çon me konsensus në Kushtetuese mandatin Kokëdhimës

Nën drejtimin e e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, sot pasdite eshte mbledhur Keshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, për marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhimes.

Deputeti i PD, Eduart Halimi, duke cituar Kushtetutën, ka deklaruar se “vetëm Gjykata Kushtetuese e jep vlerësimin dhe e shvesh Kuvendin nga çdo kompetencë për raste të tilla. Është një çështje që i përket ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese dhe kjo gjykatë ka konstatuar se mazhoranca ka bërë një abuzim kur ia ka fshehur deputetin drejtësisë”.

Halimi theksoi se “Parlamenti nuk ka asnjë shteg për të mbrojtur deputetin kur 1/5 e deputetëve konstatojnë se ka shkelje përmes mandatit”.

Avokati i deputetit Koço Kokedhima tha nga ana e tij se “kërkesa e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese është pranuar pjesërisht dhe për dy pikat që kanë të bëjnë me papajtueshmërine e deputetit është rrëzuar si një kërkesë e pa legjitimuar. Ajo që Kuvendi duhet të marrë në konsideratë eshte pika 3, qe ka të bëjë me konfliktin e interesit nëse deputeti ka përfituar nga fondet publike. Kjo do të thotë se Kuvendi është shprehur një herë dhe nuk mund të merret sërish me kete ceshtje. Gjykata i ka dhënë Kuvendit vetëm diskrecionin juridik formal të shikimit të të gjithë argumentave në çdo rast kur ka një shkelje të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës”.

Këshillit i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit pas diskutimeve mes palëve, vendosi me konsensues që çeshtja për mandatin e deputetit Koco Kokëdhima të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mimi Kodheli dhe Majlinda Bregu së bashku për 8 marsin, rrëfejnë eksperiencat e tyre si politikane
“Unë një trup i vdekur, i jepja jetë djalit tim”, Kodheli tregon momentin kur mësoi se të jesh e suksesshme, nuk është e thënë të jesh djalë »
Article Logic
Execution time: 0.022310018539429
array(1) { ["section"]=> string(78) "keshilli-i-mandateve-con-me-konsensus-ne-kushtetuese-mandatin-kokedhimes-34590" }