Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Doshit dhe Frrokut

Publikuar tek: politike, më 00:07 26-03-2015 Këshilli i Mandateve pranon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Doshit dhe Frrokut

Këshilli i Mandateve ka vendosur në mënyrë unanime që të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

7 anëtarët e mazhorancës dhe opozitës kanë vendosur në mënyrë konsensuale për miratimin e kërkesës së Prokurorisë duke u hequr imunitetin deputetëve, ndërsa nesër vendimi i Këshillit të Mandateve do të futet në seancën plenare të Kuvendit, si pika dy e rendit të ditës.

Në rast se edhe Kuvendi miraton me votë të fshehtë heqjen e imunitetit, atëherë pritet ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e Doshit dhe Frrokut.

Mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve  ka zgjatur për rreth 6 orë dhe është shoqëruar me debate midis përfaqësuesve të opozitës dhe prokurorëve të pranishëm në seancë, debate të cilat janë zbardhur të plota nga Newsbomb.al

I pranishëm sot në mbledhje ishte vetëm deputeti Tom Doshi, ndërsa Mark Frroku nuk ka marrë pjesë.


Video e dytë Doshi-Bami/ Halimi: PS refuzoi që Këshilli ta merrte si provë

Deputeti i PD-së Eduard Halimi ka deklaruar se video e dytë për të cilën e u fol sot në Këshillin e Mandateve, midis Tom Doshit dhe Durim Bamit, është refuzuar të merret si provë nga Partia Socialiste.

Sipas Halimit, në këto 8 vjet sa herë që është kërkuar që Këshilli i Mandateve të merrte prova të reja është miratur, ndryshe nga ajo që ka ndodhur sot.

“Qendrimi i PD-së është ai që është mbajtur gjatë 10 viteve, një qendrim që është parimor dhe per PD-në është paimagjinueshme të pengojë hetimet e Prokurorisë. Bllokimi i hetimeve dhe fakti që doli sot përpara qytetarëve, i një video me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, tregon se ky proces është fars dhe se nuk mund të ketë një hetim të pavarur me Ilir Metën në krye”, ka deklaruar Halimi.

Sot Doshi dhe avokatët e tij, kanë folur për ekzistencën e një video të regjistruar midis tij dhe Durim Bamit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Bami pranonte se kishte ndryshuar dëshminë e tij për shkak të presionit që i kishte ardhur nga njerëz me pushtet.

Ende nuk ka një vendim zyrtar të Këshillit të Mandateve në lidhje me imunitetet e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Lexo edhe:

Doshi: Efektivi i Policisë kërcënoi Bamin se do t’i vriste fëmijët

Debati Ristanit me Prokurorin/ Deputeti: Për çfarë e akuzoni Doshin? Prokurori: Nuk ka akuzë ndaj tij

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen debatet plota/ Ristani: Për çfarë e akuzoni Doshin? Prokurori: Nuk ka akuzë ndaj tij
Arrestohen deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku »
Article Logic
Execution time: 0.023883819580078
array(1) { ["section"]=> string(91) "keshilli-i-mandateve-pranon-kerkesen-e-prokurorise-per-arrestimin-e-doshit-dhe-frrokut-6966" }