Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën për çështjen e personave të zhdukur

Publikuar tek: bota, më 07:04 12-06-2019 Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën për çështjen e personave të zhdukur Kryetari i Komitetit të Kryqit të Kuq, Peter Maurer

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar njëzëri rezolutën për personat e zhdukur në situata të konflikteve.

 

Vetëm në vitin 2018, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqi të Kuq, llogariten mbi 45.000 persona të zhdukur në konflikte, anë mbanë botës.

Kryetari i Komitetit, Peter Maurer, i tha Këshillit të Sigurimit se të dhënat e vitit të kaluar "janë maja e Ajsbergut, dhe nuk paraqesin shtrirjen e vërtetë të problemit, dhe as vuajtjet e secilës familje".

Komitetit Ndërkombëtar të Kryqi të Kuq ishte mandatuar nga Konventat e Gjenevës, për të mbikëqyrur çështjen e personave të zhdukur.

Maurer tha se për zgjidhjen e kësaj çështje nevojitet "vullnet i fortë politik dhe bashkëpunim" nga palët që gjenden në konflikte, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Rezoluta e hartuar nga Kuvajti u bën thirrje palëve të kërkojnë dhe të mbajnë llogari për të gjithë të zhdukurit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030313968658447
array(1) { ["section"]=> string(90) "keshilli-i-sigurimit-i-okb-se-miraton-rezoluten-per-ceshtjen-e-personave-te-zhdukur-167881" }