Këshilli Kombëtar i Territorit miraton 5 Plane, 560 milion lekë për 26 bashki

Publikuar tek: ekonomi, më 11:03 30-12-2016 Këshilli Kombëtar i Territorit miraton 5 Plane, 560 milion lekë për 26 bashki

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi dje 5 Planet e Përgjithshme Vendore të mbështetura financiarisht dhe teknikisht nga Programi për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore i USAID.

Pas miratimit të reformës administrative-territoriale dhe krijimit të bashkive të reja, Ministria e Zhvillimit Urban më shumë se një vit më parë ndërmori nismën për të mbështetur 26 Bashki të vendit me një fond prej 560 milion lekësh për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, duke kuptuar rëndësinë dhe sfidat që ato kanë për të administruar tashmë territore urbane dhe rurale të shumëfishuara në sipërfaqe.

Përveç skemës së mbështetjes nga Ministria e Zhvillimit Urban, 5-Bashki të tjera (Berat, Fier, Elbasan, Kucovë dhe Lushnjë), u mbështetën nga USAID, dhe sot u miratuan Planet Vendore për këto 5 bashki, të cilat e kanë filluar punën disa muaj më parë se 26 bashkitë e tjera. Pra, me mbylljen e këtij viti numri i bashkive të cilat aktualisht kanë të hartuara Planet e Përgjithshme Vendore shkon në 31, që është në fakt një arritje shumë pozitive e cila do i vijë në ndihmë këtyre bashkive për të filluar punën në 2017 me një qasje tërrësisht të re e të rregulluar për administrimin e zhvillimit të territorit.

 Procesi i planifikimit në nivel vendor ka nisur rreth 1 vit më parë, dhe sot u miratuan Planet e para Vendore, për të vijuar në muajin Janar (dhe Shkurt) me miratimin e Planeve Vendore për 26 Bashkitë e tjera të përfshira në skemën e mbështetjes nga Qeveria.

Përveç planifikimit në nivel vendor, ky vit ishte edhe viti i përmbylljes me sukses të procesit të planifikimit në nivel kombëtar. Në muajin Qershor, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi 3-Planet Kombëtare. (Planin e Përgjithshëm Kombëtar; Planin për Bregdetin; dhe Planin për Zonën Ekonomike Tiranë-Durrës). Vetëm Plani i Përgjithshëm Kombëtar u miratuar edhe në Këshillin e Ministrave 2-javë më parë. Këto instrumenta janjë një udhërrëfyes shumë ndihmues për punën e bashkive dhe studiove në hartimin e planeve vendore.

I gjithë ky proces nuk ka qënë në vetvete vetëm realizim i një detyre planifikimi në përputhje me kërkesat e ligjit, po edhe një proces shumë organik e gjithëpërfshirës konsultimi me shumë aktorë që ka ndihmuar edhe në rritjen e kapaciteteve të stafeve teknike të bashkive. E gjithë puna është monitoruar dhe asistuar nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, që ka përballuar një volum të madh pune në një kohë të shkurtër. Sfida tani fill pas miratimit, do të jetë zbatimi i këtyre instrumentave, për të garantuar që zhvillimi urban, ekonomik dhe social, të jetë sa më i qëndrueshëm.

Ndërkohë, vitin që vjen do të përfundojë hartimi i Planeve Vendore edhe për 12 Bashki të tjera, 5 prej të cilave (Malësi e Madhe, Mat, Tropoje, Klos, Vau i Dejës) po mbështeten nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal i Qeverisë Zviceriane, dhe 7 Bashki të tjera (Pukë-Mirditë; Gramsh-Belsh; Përmet-Kolonjë-Këlcyrë), do të mbështeten nga Ministria e Zhvillimit Urban me fonde të buxhetit të shtetit.

Bashkitë që përfitojnë: 

Shkodër, Tiranë Kukës, Dibër

Lezhë, Kurbin, Krujë, Durrës, Vorë,

Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë

Ura vajgurore, Polican, Skrapar,Gjirokastër

Vlorë, Himarë Sarandë, Konispol

Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Pogradec, Korcë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021923065185547
array(1) { ["section"]=> string(82) "keshilli-kombetar-i-territorit-miraton-5-plane-560-milion-leke-per-26-bashki-64207" }