Këshilli voton kundër heqjes së mandatit të Valentina Leskajt. Ristani:Konflikt interesi

Publikuar tek: politike, më 13:14 21-11-2015 Këshilli voton kundër heqjes së mandatit të Valentina Leskajt. Ristani:Konflikt interesi

Mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend për të diskutuar për mandatin e Valentina Leskajt. Këshilli i drejtuar nga Ilir Meta, ndërkohë që mungonte vetë Leskaj, ka votuar në shumicë kundër përfundimit të mandatit të deputetes Leskaj.  PD ka kërkuar përfundimin e mandatit të deputetes Leskaj, e cila është zgjedhur edhe nënkryetare e Kuvendit. 22 deputetë të PD-së kanë bërë kërkesë për përfundimin e mandatit të deputetes.

Avokati i Leskajt, Artan Hajdari bëri argumentimin e tij juridik:

“Nuk qëndron, nuk janë të bazuara, interpretimi kushtetues dhe ligjor. Neni 70 pika 2 e Kushtetutës që lidhet me rastet e tjera të papajtueshmërisë.

Për të marrë pjesë në procedura tenderimi. Fillojmë nga zoti Besnik Leskaj, i cili është ortak 100% në një shoqëri tregtare dhe lidhur me pretendimin e Z.Ristani. Është e vërtetë që ka marrë pjesë, kanë qenë fonde të Bankës Botërore, në bashkëpunim me McDonald me një eksperiencë 1-shekullore.

Po kjo shoqëri, në momentet kur ka qenë qeveria e kaluar në pushtet, ka patur mundësi të krijojë raporte ligjore qoftë me pushtetin vendor dhe qëndror.

Në lidhje me shoqërinë Matrix, nuk është e vetme në koncension, bashkim operatorësh. Është i guximshëm nga pikëpamja tregtare, ka vetëm 30%, 70% një operator tjetër.

Nuk jam dakord, sepse Ligji i Posaçëm e rregullon në mënyrë të posaçme. Në rastin konkret Znj.Leskaj nuk ka asnjë ndalim. Ajo është një deputete dhe në veprimtarinë e saj nuk ka shkelur asnjë nga pikat e dispozitës.

Ajo që ka arritur si konkluzion Gjykata Kushtetuese, deputeti të jetë i kujdesshëm, të mos kryejë veprimtari të tjera.

Neni 21, paragrafi nuk mund të interpretohet në mënyrë të shkëputur. Po të shikohet dhe paragrafi 2 i këtij neni: duhet të ushtrojë funksion në vendimarrjen e ofertave. Znj.Leskaj nuk ka asnjë firmë në vendimarrjen konkrete’’

 

Kurse deputeti demokrat Arben Ristani tha:

“PD ka denoncuar babëzinë e anëtarëve të qeverisë dhe pushtetit, nëpërmjet kompanive private, gjoja të shitura te persona të tjerë. Shembuj të tillë si Beqaj apo Kokëdhima që fitojnë qindra mijëra euro janë shembuj publikë.

Njëri nga djemtë e deputetes Leskaj ka marrë me konçension një nga segmentet e hekurudhës shqiptare. Ndërsa djali tjetër ka 2 kontrata, një në 24 nëntor 2014 me Ministrinë e Bujqësisë, ku ka marrë 45 milionë lekë tenderin nëpërmjet firmës Albkons, Matrix Construction  firma e parë.

1 milionë euro në një kontratë tjetër te Ministria e Bujqësisë. Sipas kushtetutës, deputetët nuk mund të ushtrojnë asnjë detyrë tjetër shtetërore përveç anëtare të Këshillit të Ministrave. Asnjë individ kur njëhësohet me një zyrtar, nuk mund të lidhë kontratë me asnjë institucion publik.

Por zbatohet edhe për fëmijët madhorë, të lidhur me deputetin. Ne mendojmë që janë plotësisht kushtet e përcaktuara nag Kushtetuta për mbarimin e mandatit, sepse janë lidhur kontrata. Menjëherë pas denoncimit të PD,  aq është e vërtetë, sa djemtë kanë shitur pjesët e tyre në shoqëritë ku kanë qenë ortakë. Te shoqëria Albcons. Jemi në konflikt  interesi dhe mandati i saj duhet të përfundojë”, tha Ristani.

DEBATI i PLOTE

Meta: Mos ta kthejmë në debat

Halimi: Arjan Leskaj dhe Besnik Leskaj, janë fëmijët e Znj.Leskaj? Janë madhorë? Së dyti: Është e vërtetë që djali i nënkryetares së Kuvendit ka fituar një kontratë 1 milionë e ca euro?

Hajdari: Nuk do ishim këtu nëse s’do kishim një përgjigje positive për të parën. Për të dytën ajo që ka ndodhur, konçension me një kompani tjetër.

Halimi: Gjatë kohës që fëmijët i kanë marrë, nënkryetarja, ka patur mandatin e deputetit? Sipas jush nënkryetari i Parlamentit nuk futet te zyrtarët.

Hajdari: Unë po flas në aspektin ligjor. Keni një rregullim të posaçëm si deputetë. Në rastin konkret unë nuk e di çfarë do bëjë fëmija yt apo imi, në rast se do vinte fëmija im në zyrën time unë do t’I jepja një përgjigje që funksioni i deputetit nuk mund të bjerë në funksionet e tjera.

Meta: Që mos përsërisim vazhdimisht të njëjtat pyetje. Keni pyetje të tjera?

Strazimiri: Ju kë keni si tezë mbrojtje? Keni problem me ligjin siç është? Është i drejtë apo i padrejtë, apo nuk ka lidhje me rastin e Znj.Leskaj

Hajdari: Ka një rregullim të posaçëm dhe nuk mund të bie në interpretimin që deuteti është njësoj si çdo zyrtar tjetër.

Strazimiri: Këtë e vendos Gjykata Kushtetuese, ne jemi për rastin konkret. Ligji është i qartë: Interesat privatë të zyrtarëve…marrëdhënie familjare apo të bashkëjetesës. Marrëdhëniet me Znj.Leskaj me të dy djemtë janë familjare apo jo, pastaj pika 5: të njohura të miqësisë, apo armiqësisë, pika e: angazhime të mëparshme. Ligji mund të jetë I padrejtë po ky është ligji.

Pyetja ime:Marrëdhënia e Znj. Leskaj me dy personat e përmendur, mund të quhet marrëdhënie familjar?

Hajdari: E jep qartë, përfshi edhe familjarët. Këtu nuk ka problematikë. Problemi është ky, ashtu siç e shikojmë së bashku çështjen e interpretimit, kjo nuk është një çështje që i takon Gjykatës Kushtetuese. Deputeti nuk bie në ndikim të konfliktit të interesit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama u rikthehet Lejeve të Legalizimit. Nga Stambolli shkon direkt në Rroskovec. Ja batutat që bëri me banorët
Veliaj paralajmëron: Javë shirash në Tiranë, ja numri ku mund të telefononi për ndihmë »
Article Logic
Execution time: 0.022919893264771
array(1) { ["section"]=> string(93) "keshilli-voton-kunder-heqjes-se-mandatit-te-valentina-leskajt-ristani-konflikt-interesi-25963" }