Këshilltarët e djathtë refuzojnë konstituimin e Bashkisë së Krujës

Publikuar tek: politike, më 09:54 30-07-2015 Këshilltarët e djathtë refuzojnë konstituimin e Bashkisë së Krujës Foto ilustruese

Këshilltarët e djathtë kanë refuzuar të jenë pjesë e mbledhjes për konstituimin e Bashkisë së Krujës. Në një deklaratë për median ata bëjnë me dije se nuk janë përmbushur kërkesat ligjore për njoftimin zyrtar të mbledhjes së parë ndërsa theksojnë se kjo është një shenjë proteste ndaj këtij akti që sipas tyre i shtohet poshtërimit që iu bë qytetarëve kur u vendos kandidimi i një individi me rekorde kriminale.

“Në një akt të pashembullt arrogance dhe papërgjegjshmërie institucionale, pa përmbushur kërkesat ligjore për njoftimin zyrtar të mbledhjes së parë, është thirrur për konstituim Këshilli Bashkiak i Bashkisë Krujë. Në shenjë proteste, sensibilizimi dhe përgjegjshmërie qytetare e institucionale ndaj këtij akti të kundraligjshëm, ne, këshillëtarët e opozitës kemi vendosur të refuzojnë këtë praktikë fyese, e cila i shtohet poshtërimit që iu bë qytetarëve me kandidimin e një individi me rekorde kriminale, të denoncuar publikisht nga mediat ndërkombëtare dhe partnerët më të rëndësishëm euroatlantikë.

Në emër të qytetarëve të bashkisë Krujë, të cilësive më të mira morale e qytetare që ata përfaqësojnë, shprehim vendosmërinë për të vazhduar betejën për dekriminalizimin dhe rikthimin e sovranitetit të popullit nëpërmjet paprekshmërisë së votës së lirë, larg blerjes së votës, tritolit dhe shantazheve të pushtetit”, thonë në deklaratën e tyre anëtarët e djathtë të Këshillit Bashkiak.

Në Krujë u zgjodh Artur Bushi si kryetar Bashkie ardhur nga rradhët e ASHE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj bën betimin si kryebashkiak: T'i befasojmë cinikët me ndryshimet që do sjellim në Tiranë
Albina Nanaj, një këshilltare me shami për Bashkinë e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.018918037414551
array(1) { ["section"]=> string(72) "keshilltaret-e-djathte-refuzojne-konstituimin-e-bashkise-se-krujes-17304" }