Këshilltarët e PD nuk njohin Rroshin në Kavajë dhe Bushin në Krujë si kryebashkiakë

Publikuar tek: politike, më 11:20 31-08-2015 Këshilltarët e PD nuk njohin Rroshin në Kavajë dhe Bushin në Krujë si kryebashkiakë Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, kryebashkiakë përkatësisht në Krujë e Kavajë

“Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij”. Kështu bën me dije Partia Demokratike në një njoftim për median. PD argumenton se “Këshilltarët demokratë nuk njohin legjitimitetin e një kryetari Bashkie si Elvis Roshi, me precedentë të rëndë penalë, një përfaqësues të trafikut të drogës”.

 Po ashtu, PD bën me dije se edhe këshilltarët demokratë të Bashkisë së Krujës, nuk e njohin për kryetar Bashkie, Artur Bushin pasi sipas PD, Bushi është “ person i arrestuar dhe i proceduar nga policia italiane për trafik droge”.

“ Keshilltarët demokratë të këtyre bashkive besojnë se qytetarët e Kavajës dhe të Krujës, meritojnë të përfaqësohen nga persona me integritet të lartë e që janë në shërbim të tyre, dhe jo nga njerëz të inkriminuar që janë në shërbim të pushtetit të tyre personal”, thuhet në deklaratën e PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfaqësuesi ligjor i PD: Tenderi 8 miliardë e 600 milionë lekë për kandidatin e Metës
Rama publikon axhendën e qeverisë në 4 muajt e ardhshëm, flet edhe për Vjenën dhe operacionet »
Article Logic
Execution time: 0.027342081069946
array(1) { ["section"]=> string(89) "keshilltaret-e-pd-nuk-njohin-rroshin-ne-kavaje-dhe-bushin-ne-kruje-si-kryebashkiake-19574" }