Këshilltari i Canit jep sqarime për pensionet: Rritja është përcaktuar te shpenzimet e Fondit të Sigurimeve Shoqërore

Publikuar tek: ekonomi, më 20:40 10-02-2016 Këshilltari i Canit jep sqarime për pensionet: Rritja është përcaktuar te shpenzimet e Fondit të Sigurimeve Shoqërore

Këshilltari i Canit jep sqarime për pensionet duke thënë se rritja e tyre është përcaktuar te shpenzimet e Fondit të Sigurimeve Shoqërore.

"Ne kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2017-2019 te miratuar se fundmi nga Keshilli i Ministrave, fondi i percaktuar per rritjen e pensioneve eshte i perfshire ne fondin total te shpenzimeve te Fondit te Sigurimeve Shoqerore per vitet 2016-2018 ne menyre qe te perputhet plotesisht me percaktimet ligjore te buxhetit 2016.

Perkatesisht, fondi i parashikuar per rritjen e pensioneve per periudhen 2016-2018 eshte: 1,170 milione lek per vitin 2016, 1,250 milione lek per vitin 2017, 1,335 milione lek per vitin 2018 dhe 1,400 milione lek per vitin 2019. Sqarojme gjithashtu se shifra e percaktuar per vitin 2019, eshte evidentuar me vete ne tabelen fiskale te Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal 2017-2019, pasi do jete subjekt i rishikimit ne vijim si pasoje e procesit normal te pergatitjes se dokumentit te Programit Buxhetor Afatmesem 2017-2019.", sqaron Sejdarasi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027940988540649
array(1) { ["section"]=> string(122) "keshilltari-i-canit-jep-sqarime-per-pensionet-rritja-eshte-percaktuar-te-shpenzimet-e-fondit-te-sigurimeve-shoqerore-32251" }