Këshilltari i Metës, Aleksi, ironi e batuta me taksat: Provova t’i paguaja me buzëqeshje por tatimet e donin në lekë

Publikuar tek: politike, më 10:13 08-08-2015 Këshilltari i Metës, Aleksi, ironi e batuta me taksat: Provova t’i paguaja me buzëqeshje por tatimet e donin në lekë Emiljano Aleksi, këshilltari i kreut te Kuvendit

Taksat janë shndërruar në kryefjalën e këtyre ditëve edhe pse në fakt, ato janë gjithnjë kryefjalë. E nisi FMN-ja me rikthimin e taksës së sheshtë, pastaj e pasoi ish kryeministri Berisha duke gjetur rastin kështu të kujtonte kohën kur kryeministri Rama trumbetonte me të madhe taksën progresive.

Ligji i ri i taksimit të të ardhurave do të sillte një deklaratë mbrëmjen e djeshme të Ministrisë së Financave e cila mohoi mundësinë e ndryshimit të skemës aktuale ndërsa përgënjeshtroi shifrat e publikuara nga media lidhur me përmbajtjen e ligjit të ri, duke pohuar se ato shifra ishin thjesht ilustruese.

Duke parë gjithë këtë “gjurulldi”, këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi nuk ka humbur rastin të ironizojë përmes batutave duke shprehur kështu edhe qëndrimin e tij mbi taksat.

“...Unë besoja se mund t’i paguaja taksat me një buzëqeshje. E provova, por tatimet e donin në lekë....!”, shkruan Aleksi i cili vijon edhe me një status të dytë: "Njeriu nuk është si kafshët në një mënyrë shumë domëthenese. Kafshët kanë instikte, njeriu ka taksa"...!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela paralajmëron Ramën: Po s’delegove pushtet do ikësh në shtëpi pa lënë gjurmë, njëlloj si të tjerët
Berisha: Taksën e pagave nuk e kërkon FMN-ja, i duhet qeverisë për të mbushur gropën e megavjedhjes »
Article Logic
Execution time: 0.025964975357056
array(1) { ["section"]=> string(119) "keshilltari-i-metes-aleksi-ironi-e-batuta-me-taksat-provova-t-i-paguaja-me-buzeqeshje-por-tatimet-e-donin-ne-leke-17989" }