Këshilltari i Metës debat për votat e “Gërdecit”, i drejtohet aktorit dhe gazetarit: Julian ti atëhere merreshe me art, ti Bledi e ke nga emocionet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:35 13-06-2015 Këshilltari i Metës debat për votat e “Gërdecit”, i drejtohet aktorit dhe gazetarit: Julian ti atëhere merreshe me art, ti Bledi e ke nga emocionet

Përpjekjet e kandidatit të djathtë njëkohësisht kreut të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, për blerjen e votave përmes thasëve të miellit është kthyer në një arenë debati të ditëve të fundit. Është këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi ai që i është drejtuar të djathtit dhe humoristit Julian Deda ironikisht duke i kujtuar tragjedinë e Gërdecit. Aleksi ka përfshirë në debat edhe gazetarin Koka i njohur për qëndrimet e tij në rrjetet sociale sa i takon zhvillimeve politike, por më gjatë Aleksi është marrë me aktorin Deda e ndërsa gazetarit është mjaftuar duke i thënë “Me ty Bledi s’merrem se e ke nga emocionet".

Julian Deda&Bledian Kokanuk janë dakord që vota e Gërdecit të kostojë kaq pak...vetëm 10 mije lekë dhe 1 thes miell !. Ata mendojnë që duhet të rritet pazari për blerjen e votës nga‪#‎Fiqoksina. Sipas‪#‎Julitnëse e denoncon rastin kemi te bëjmë me instalimin e diktaturës ..Turp është o‪#‎Juliturp është sepse sipas teje #Fiqoksina duhet të shpenzoj 24 mln euro-t e tija dhe të krushkut për të blerë dhimbjen e Gërdecit. Sikurse ndodhi ne 2009. Ti nuk e mban mend o‪#‎Juliansepse atëherë merreshe me art, tashm ju fute politiks por turp ishte kur pas ngjarjes së 15 marsit 2008 Gërdecin e fitoi‪#‎KRUSHKU. Se mban mend ti or vëlla..sepse e bleu #Fiqoksina votat me miell... dhe gjaku u zbardh nga mielli i Fiqos...Me ty‪#‎Bledis’po merrem se e ke nga emocionet”, shkruan Emiljano Aleksi.

 

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dedës i cili i është përgjigjur gjithashtu me humor duke postuar edhe një foto me xhinset që mbanin siglën e LSI. Emiljano Aeksi, a do një palë xhinse apo t’ja jap falas Bledian Kokës", i shkruan aktori.

Me të njëjtën monedhë i është kundërpërgjigjur Aleksi duke i postuar foton e thasëve me miell “ A do miell nga ai i Fiqos”, i shkruan këshilltari i Metës.

“Të jesh shakator e di që e ke me diplomë si aktor por mos u bëj manipulator”, vazhdon mandej Aleksi duke e krahasuar Dedën me Dritan Priftin “montazhier”.

 

 

Deda i pohon që asgjë nuk është montazh e ndërsa Aleksi e këshillon të merret me art.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037168025970459
array(1) { ["section"]=> string(148) "keshilltari-i-metes-debat-per-votat-e-gerdecit-i-drejtohet-aktorit-dhe-gazetarit-julian-ti-atehere-merreshe-me-art-ti-bledi-e-ke-nga-emocionet-13471" }