Këshilltari i Metës dënon kërcënimin e gazetares Koromani: Media mos gjunjëzohet para terrorizmit

Publikuar tek: politike, më 12:15 04-06-2015 Këshilltari i Metës dënon kërcënimin e gazetares Koromani: Media mos gjunjëzohet para terrorizmit

Këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi ka reaguar pas mesazhit kërcënues që mori gazetarja Aurora Koromani e Gazetës Shqiptare. Aleksi ka dënuar aktin dhe ka shtuar se ky  nuk është vetëm një kërcënim ndaj gazetares por kanosje ndaj lirisë së shtypit. Këshilltari, ndërkaq , inkurajoi gazetarët të mos gjunjëzohen para terrorizmit.

“Kërcënimi dhe shantazhi i bërë ndaj gazetares, Aurora Koromani është një akt i pa patolerueshëm dhe duhet dënuar më forcë nga gjithë opinioni publik. Kjo ngjarje duhet të shërbej si shembull inkurajimi kundër të gjithë atyre që në forma të ndryshme mundohen ta pamundësojnë ushtrimin e profesionit të gazetarëve dhe ta cenojnë lirinë e shprehje. Sepse, ky nuk është vetëm një kërcënim mbi gazetaren Koromani, por është një kanosje ndaj lirisë së shtypit dhe të fjalës nga e cila ekstremistët frikësohej aq shumë. Media, nuk gjunjëzohet para terrorizmit”, shkruan këshilltari Aleksi. në reagimin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debat për pataten në Parlament, Meta-Nokës: T’i lemë aktrimet.Deputeti: Mirë thua ti çun po ata njerëz s’kanë shit asnjë patate
Berisha quan Ajola Xoxën “Velica”: Kjo është një çmenduri jo fushatë, kakarisni me sondazhet e hartuara në hotel "Dajti" »
Article Logic
Execution time: 0.017945051193237
array(1) { ["section"]=> string(102) "keshilltari-i-metes-denon-kercenimin-e-gazetares-koromani-media-mos-gjunjezohet-para-terrorizmit-12668" }