Këshilltari i Metës i përgjigjet RD-së: Ashensori jo në funksion të kreut të Kuvendit, ai synon të bjerë në peshë

Publikuar tek: politike, më 11:50 20-05-2015 Këshilltari i Metës i përgjigjet RD-së: Ashensori jo në funksion të kreut të Kuvendit, ai synon të bjerë në peshë Emiljano Aleksi

Këshilltari i kreut të Kuvendit Emiljano Aleksi ka reaguar për lajmin e publikuar nga Rilindja Demokratike, duke sqaruar se ashensori do të vendoset në pjesën e godinës së kryesisë së Kuvendit, aty ku janë zyrat e deputetëve. Sipas Aleksit ashensori nuk ka asnjë lidhje me ambientet në funksion të kreut të Kuvendit duke shtuar përmes humorit  se Meta ka objektiva të bjerë në peshë dhe nuk preferon të përdorë ashensorin.

“Qëllimi i vendosjes së këtij ashensori është zbatimi i legjislacionit në fuqi për krijimin e të gjitha kushteve të përshtatshme për aksesushmërinë e personave me aftësi të kufizuara të cilët zhvillojnë takime me të zgjedhurit e tyre, apo mund të jenë pjesëmarrës ne mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit
Prokurimi i shpallur nga Kuvendi për këtë ashensor nuk ka asnjë lidhje me ambientet që janë në funksion të Kryetarit të Kuvendit. Për më tepër Kryetari i Kuvendit ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit”, shkruan  Aleksi.

PD pretendonte nëpërmjet një shkrimi të publikuar te organi i saj i shtypit “Rilindja Demokratike” se Kuvendi do shpenzonte 50 milionë lekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027128934860229
array(1) { ["section"]=> string(117) "keshilltari-i-metes-i-pergjigjet-rd-se-ashensori-jo-ne-funksion-te-kreut-te-kuvendit-ai-synon-te-bjere-ne-peshe-11580" }