Këshilltari i Metës i përgjigjet Shkëlzenit: Ti burri i kujt je, i Sadies apo i Arminës?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:41 05-03-2015 Këshilltari i Metës i përgjigjet Shkëlzenit: Ti burri i kujt je, i Sadies apo i Arminës?

Këshilltari për Media i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi ka reaguar pas postimit të Shkëlzen Berishës, ku pyeste nëse Meta ishte burri i Monikës apo shërbëtori i tij.

Aleksi në facebook-un e tij i është kundërpërgjigjur Berishës me pyetjen nëse ai është burri i Sadies apo Arminës, pasi dihet se djali i ish-kryeministrit është ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja e parë, për të krijuar një lidhje të re me Armina Mevlanin.

Sipas këshilltarit Aleksi, për Metën familja është kryevepra e natyrës, ndryshe nga Shkëlzeni që e ka kthyer familjen si butik “blloku”.

“Po Shkëlzeni burri i kujt është, i Sadies apo i Arminës?! Si mund të flasi dikush ku familjen e ka kthyer si butik “Blloku”. Për Metën familja është kryevepra e natyrës. Shkëlzen, për gjërat më të bukura duhet të luftosh për t’i pasur dhe kur i ke, duhet të luftosh për t’i mbajtur”, shkruan Aleksi në profilin e tij. 

Lexo edhe:

Shkëlzen Berisha: Meta burri i Monikës apo shërbëtor i imi?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025792837142944
array(1) { ["section"]=> string(90) "keshilltari-i-metes-i-pergjigjet-shkelzenit-ti-burri-i-kujt-je-i-sadies-apo-i-armines-5052" }