Këshilltari i Metës: I zoti i shtëpisë është korrekt por nuk korigjon dot ndërgjegjen e anëtarëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:13 26-03-2015 Këshilltari i Metës: I zoti i shtëpisë është korrekt por nuk korigjon dot ndërgjegjen e anëtarëve Postimi i Emiljano Alesksit

Këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi duket se po e ndjek me shumë interes seancën e sotme parlamentare ku në fokus është çështja “Doshi”. Seanca Parlamentare solli debate me tone të larta nga deputetët e PD të cilët shpesh në fjalën e tyre iu referuan zëvendëskryetarit të Kuvendit Dule, i cili sot mori edhe drejtimin e seancës.

Ish kryeministri Berisha në një moment iu drejtua drejtpërdrejt drejtuesit të seancës Dule duke e pyetur se si ndiheshe ai i ulur në karriken  e një njeriu i cili akuzohej si porositës i vrasjeve të deputetëve (duke nënkuptuar kështu z.Meta) .Duke ndjekur debatet , Aleksi ka shkruar nga rrjeti social : “I zoti i shtëpisë, sa do që është korrekt, nuk mundet t’i korrigjojë gjithë anëtarët e vet, nëse ata nuk kanë ndërgjegje që i vret”.

“I zoti i shtëpisë” këtë herë ishte z. Dule duke marrë parasysh se ishte në krye të drejtimit por për Aleksin Parlamenti ka vetëm “një zot shtëpie” që është z.Meta ndaj me siguri ai i është referuar Metës kur ka shkruar se është korrekt, ndërsa "ndërgjegja e anëtarëve” shkruar nga këshilltari na le të kuptojmë se bëhet fjalë për deputetët e PD.

Duhet ta pranojmë, ishte paksa filozofik Aleksi këtë herë me postimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068020820617676
array(1) { ["section"]=> string(101) "keshilltari-i-metes-i-zoti-i-shtepise-eshte-korrekt-por-nuk-korigjon-dot-ndergjegjen-e-anetareve-6991" }