Këshilltari i Metës për këndin e lojrave te liqeni: Idiotësi, paçavure betoni, arrogancë e paskrupullt

Publikuar tek: politike, më 12:22 02-04-2016 Këshilltari i Metës për këndin e lojrave te liqeni: Idiotësi, paçavure betoni, arrogancë e paskrupullt Ralf Gjoni

Me një gjuhë të ashpër ka reaguar sot në 2 prill këshilltari i kreut të Kuvendit Ilir Meta për politikën ndërkombëtare, Ralf Gjoni, lidhur me ndryshimet që po ndodhin në parkun e liqenit artificial për ndërtimin e këndit të ri të lojrave. “Rezultat i shëmtuar i idiotësisë së një arkitekti antimjedisor” dhe “arrogancë e paskrupullt që injoron legjislacionin”, apo “paçavure betoni” janë shprehjet e përdorura nga Ralf Gjoni.

“Doja të prisja 2 prillin për t'a postuar këtë foto për t'ju sensibilizuar miqtë e mi se kjo paçavure betoni e hekurash që po ngrihet dhe thellohet dita ditës në Parkun e Tiranës, nuk është mashtrim - është totalisht prej vërteti. Ky nuk është thjesht rezultati i shëmtuar i idiotësisë së një arkitekti anti-mjedisor - totalisht i pandjeshëm ndaj nevojave të Tiranës, por mbi të gjitha pasojë e një arrogance të paskrupullt e cila injoron legjislacionin, përbuz shoqërinë civile dhe tallet me ndjeshmërinë qytetare. Ndaj dhe beteja kundër çdo lloj 'betonizimi' duhet të vazhdojë...” shkruan Gjoni.

Duhet të kujtojmë se disa vite më parë, Ralf Gjoni u angazhua dhe ishte pjesë e Lëvizjes “Mjaft” që drejtohej nga kryetari aktual i Bashkisë Erjon Veliaj. Për shkak të kontradiktave dhe mospërputhjeve, ai u largua nga lëvizja, dhe ish-miqtë e dikurshëm zunë pozicione të ndryshme, të kundërta. Shpërthimi i Gjonit, i cili tashmë mban postin e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit, mund të ketë lidhje edhe me “inatin” e akumuluar në të kaluarën.

 

parkukeshilltari.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Batuta e Ramës: Me pleqërinë që afrohet, edhe mua edhe Koços, të na krijohet mundësia të kalojmë kohë te Lapidari…
Kreshnik Spahiu ulet vetëm në kafene dhe bën një meditim... E hedh në rrjet në formë vargjesh »
Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311
array(1) { ["section"]=> string(105) "keshilltari-i-metes-per-kendin-e-lojrave-te-liqeni-idiotesi-pacavure-betoni-arrogance-e-paskrupullt-36667" }