Këshilltari i Presidentit kujton djegien e shtëpisë së Kadaresë dhe rrugën drejt restaurimit

Publikuar tek: politike, më 18:07 31-01-2016 Këshilltari i Presidentit kujton djegien e shtëpisë së Kadaresë dhe rrugën drejt restaurimit

Ylli Asllani, këshilltar i Presidentit Nishani dhe ish-kryetar Bashkie i qytetit të Gjirokastrës ka kujtuar momentin kur shtëpia e shkrimtarit Ismail Karadre u përfshi nga flakët.

Asllani tregon kalvarin e pengesave nga dita kur shtëpia e Karareve u dogj e deri sot, 17 vite më pas, kur ajo u restaurua plotësisht.

“Prej sot Ismail Kadare do t’i ofrojë Gjirokastrës jo vetëm talentin dhe penën e tij të artë por edhe mrekullinë arkitektonike të banesës së të parëve të vet! Rindërtimi i Shtëpisë së Kadareve

Djegia e shtëpisë vite më parë, saktesisht ne 1999 e kishte goditur në shpirt, por nuk e përkuli Ismailin. Për më tepër neper flakë ishin shkrumbuar dhe disa valixhe kujtimesh me antikuare e sende të fëminisë me vlere të pallogaritshme shpirtërore. Kjo e kishte lënduar pa masë...

Por jo vetëm ai, kishte shtangur në fakt i gjithë qyteti. Dukej se një dorë e padukshme po i rrëmbente një kurorë të lavdisë së tij. Pavarësisht se shkak ishte thjesht një pakujdesi. Një fond emergjence nga qeveria Meta ishte ndërprerë me po atë shpejtësi që u akordua.nga Kryeministri që e zëvëndësoi...

Kontaktova me Ismailin. . I tregova maketin e posa përfunduar që pregatitëm me ngut.. I shpreha vullnetin për ta ringritur banesën dhe i thashë se nëse, ju na jepni leje, bashkia ka marrë vendim tëndërtojë aty Bujtinen Etnografike Gjirokastrite. Një qendër multidimensionale kulturore e letrare që do tëshërbente në të ardhmen si një atraksion për turistët dhe miqtë e shumtë të qytetit.

I pëlqeu shumë ky gjest, dhe siguroi se pas këtij vendimi banesa do të falej bashkisë për këtë destinacion që i shërbente të gjithëve.

Tani pas kaq vitesh kur kjo ëndër ka përfunduar ndjehem i lumtur që bëmë të mundur të bënim diçka për qytetin dhe atë që na fali botën… Rri mendoj shpesh në këtë epilog peripecitë dhe vështirësitë që kemi kaluar të gjithë bashkë për ta realizuar… dhe përsëris shprehjen, “ E mundëm “ Lekë Dukagjinin “, por sytë ç’na panë!

Ishte e natyrshme që ndodhte kështu… Përmasat e Kadaresë tërheqin shumë miq, ithtarë e dashamirës, por zgjojnë shpesh edhe mosdakortësinë e një pjese me këndvështrim të ndryshëm filozofik dhe sidomos ithtarëve të diktatorit. Kështu rindërtimi banesës u shndrua në një makth më vete.

Filloi në 2006 për të përfunduar pas 10 vjetësh. … Një kalvar i vërtetë që ndoqi edhe ky traditën e miteve ballkanike ....

Vite me rradhë, me debate, ndërtime, prishje, gjyqe pa fund, kujtime, pleksje personazhezh të veprës së tij me ato të kohës së sotme, ndërthurje interesash meskine, shpronësime, VKM, pretendimet e fqinjëve, fallsifikatorë, dashuri e urrejtje nga politika, Perplasje opinionesh dhe përkrahësish. Betejë me pasuesit e diktatorit në emërtimin e rrugës përbri sokakut që të çon në banesë Ta quajmë Kadare apo Enver Hoxha…!! Në fakt i kishim llogaritur të gjitha, madje edhe se do të vinte një ditë që me këtë ndërtim do të lëvdoheshin pikërisht ata që ndofta e kishin penguar…Në fund ja ku jemi. Tashmë shtëpia është ringritur.E hjshme dhe nga më të bukurat. Pikërisht në lartësinë e një asambli multifunsional të etnokulturës gjirokastrite.

Në këtë sukses vlen të vlerësohet vizioni, qytetaria dhe disponimi i Ishkryeministrit Berisha për të gjitha fondet e akorduara dhe shpronësimet e nevojshme pa të cilat do të ishte i pamundur realizimi i veprës.Nuk ishin pak, por 360 mijë $ të ofruara me shumë dashamirësi. Gjithashtu veçohet pasioni, talenti, këmbëngulja dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i projektuesit Ark. Agron Doraci i cili me këtë vepër ndërtoi njëkohësisht edhe historinë e suksesit të tij më të madh.

Vlen të përmendet supervizimi nga specialistët e UNESKOS. Po ashtu ndihma dhe kontributi i ministrave Fino, Leskaj, Pango, Bumci, Drejtorit Rajonal Spartak Drasa, Prof. Apolon Baces së Institutit të Monumenteve të Kulturës, teknikut Mufit Kurti. Do vlerësoja disponimin e stafeve në vite të Bashkisë si dhe aktualisht të kryetares Zamira Rami e Ministres Kumbaro për finalizimin dhe këndvështrimin perspektiv të saj.

Rindërtimi i banesës Kadare u krye në sfondin e një ndërhyrje pilot të qeverisë shqiptare në harkun e viteve 2006 – 2013. Në këtë program u restauruan kështjella, mbi 60 dyqane ne pazarin historik si dhe mbi 20 banesa karakteristike të fiseve Angonate, Gurgaj, Çabej, Babaramo, Fico, Kikino, Kokobobo, Zigaj, Bendo, Kabili etj. Një ndërhyrja që i dha frytet jo vetëm në rruajtjen e monumenteve, por edhe nëgjallërimin dhe shtimin e turizmit në Gjirokastër. Restaurimi i tyre rezultoi i sukseshëm dhe unë shpresoj se do të vazhdojë edhe më tej.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela: Ja ku qëndron loja e arrestimit të Spiro Kserës
Akuzat e PD, Doganat: Urdhëruam skanimin e makinës së Shullazit »
Article Logic
Execution time: 0.024645090103149
array(1) { ["section"]=> string(98) "keshilltari-i-presidentit-kujton-djegien-e-shtepise-se-kadarese-dhe-rrugen-drejt-restaurimit-31417" }