Këshilltari i Ramës tallet me PD-në që lidh me drogën edhe përfaqësuesen e lartë të BE: Përfshihet gazetari (REPLIKAT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:21 14-10-2016 Këshilltari i Ramës tallet me PD-në që lidh me drogën edhe përfaqësuesen e lartë të BE: Përfshihet gazetari (REPLIKAT)

Këshilltari për mediet i kryeministrit Rama, Endri Fuga ironizon këtë mëngjes “RD-në” e Partisë Demokratikle që e ka hapur gazetën me kryeartikullin “Tjetër avion me drogë “kapet” në Lalëz” ndërsa më poshtë ka shkruar: “Vajza e Mogerinit në kartelin shqiptar të drogës” duke përfshirë kështu pikërisht vajzën e përfaqësueses së lartë të BE Frederica Mogherini.

“Sipas PD të gjithë jemi trafikante drogë. Jo vetëm qeveria shqiptare, por edhe Përfaqesuesja e Lartë e BE. #nonsense”, shkruan sakaq, drejtori i Ramës ndërsa publikon edhe faqen e parë të gazetës.

Postimin e Fugës e ka shpërndarë edhe gazetari i ABC News duke ironizuar gjithashtu PD-në. “ Sa të thella paskan qenë këto punë”, shkruan gazetari Indrit Maraku që ka marrë menjëherë replikën e Fugës.

“Shshshshshsh mos fol më se do të të fusin edhe ty në listën e trafikantëve”, i shkruan drejtori i Ramës Marakut.

f1.jpg

mar.png

 f.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067558288574219
array(1) { ["section"]=> string(121) "keshilltari-i-rames-tallet-me-pd-ne-qe-lidh-me-drogen-edhe-perfaqesuesen-e-larte-te-be-perfshihet-gazetari-replikat-56147" }