Këshilltari i Ramës, Tony Blair në ‘’Ditën e gjykimit’’, akuza serioze për shkaktim të vrasjeve

Publikuar tek: bota, më 10:26 06-07-2016 Këshilltari i Ramës, Tony Blair në ‘’Ditën e gjykimit’’, akuza serioze për shkaktim të vrasjeve

Ish-kryeministri britanik Tony Blarit mund të përballet me pasoja të rënda ligjore nëse 179  familjet e ushtarëve të vrarë në Irak zbulojnë në raportin ‘’Chilcot’’ se ai ka keqpërdorur shërbimet inteligjente.

Raporti ‘’Chilcot’’ i vitit 2003 për luftën në Irak do të  publikohet sot dhe Blair do të gjykohet nëse ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar në konflikt, shkruan ‘’Daily Mail’’.

Familjet e ushtarëve akuzuan ish-kryeministrin për fillimin e luftës 'të bazuar në gënjeshtra" dhe avokatët do të përpiqen ta çojnë drejt gjykatës, ish-kryeministrin.

"Unë dua ta shoh atë në bankën e të akuzuarve", tha John Miller, djali i një babai vrarë në Irak.

Do të jetë shumë e vështirë që ish-kryeministri të përballet me akuzat në Hagë për krime, por me siguri që disa ushtarakë britanikë do të ndiqen penalisht.

Tony Blair u fotografua i zymtë dhe i lodhur, në momentin që doli nga rezidenca e tij në Londër për t'u përballur me ‘’Ditën e Tij të Gjykimit’’. Pasoja të mëdha ligjore do të ketë, nëse vërtetohet se ai ka shtrembëruar informacione nga shërbime inteligjente, duke futur vendin e tij në konflikt.

Sir John Chilcot në fund do të dorëzojë raportin e tij mbi angazhimin ushtarak më të diskutueshëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Familjet e të rënëve besojnë se Blair është fajtor për "shpërdorim të detyrës në funksione publike" sepse sipas tyre ai keqpërdori kompetencat e tij kushtetuese që çuan në viktima masive. Gjithashtu ata mund të kërkojnë padi ndaj tij edhe në vlerë pasurore, mbi 60 milionë paundë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038987874984741
array(1) { ["section"]=> string(95) "keshilltari-i-rames-tony-blair-ne-diten-e-gjykimit-akuza-serioze-per-shkaktim-te-vrasjeve-45676" }