Këshilltari i Ramës vërejtje për Sahatin e Vlorës: S’mund ta lënë në gjendje kaq të mjeruar

Publikuar tek: kulture-art, më 07:50 31-03-2016 Këshilltari i Ramës vërejtje për Sahatin e Vlorës: S’mund ta lënë në gjendje kaq të mjeruar

Këshilltari i kryeministrit Artan Shkreli u ka kujtuar autoriteteve drejtuese të Bashkisë së Vlorës të vënë dorë në Sahatin e qytetit, që sipas tij është një ndër monumentet më emblematike të Vlorës.

“Sot ky monument ndodhet në një gjendje mirëmbajtjeje të pavlerësuar. Madje edhe te hyrja kryesore është zënë nga një gjenerator i madh” shkruan Shkreli.

Nisur nga shqetësimi që ka ardhur nga banorët, të cilët thonë se edhe vetë godina është marrë nga kazino “Admiral” që kishte zënë gjithë dritaret me hekura dhe kishte deformuar objektin, Shkreli thotë se ndërhyrja do të fillojë së shpejti. “Ndërhyrja do të bëhet shpejt dhe jo vetëm këtu, porn ë të gjithë aksin me arkitekturë të shënuar të qytetit historik” shkruan këshilltari.

Ndërkohë që në një foto më të hershme, shihet bukuria e kësaj vepre dhe funksionaliteti i saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gruaja më gjoksin jashtë, fotoja e parë shqiptare kaq e guximshme
Betejë e kryqezuar në The Voice of Albania, formulë e re gare për 8 më të mirët e mbetur »
Article Logic
Execution time: 0.019047975540161
array(1) { ["section"]=> string(96) "keshilltari-i-rames-verejtje-per-sahatin-e-vlores-s-mund-ta-lene-ne-gjendje-kaq-te-mjeruar-36472" }